Janë bërë 14 vjet nga vrasja e ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq.
Më pak se katër vjet më parë, Dunja Melçiq, shoqja e dikurshme e dhomës dhe e studimeve e të ndjerit Gjingjiq, në një intervistë për transmetuesin publik ndërkombëtar gjerman, Deutsche Welle, ka thënë se në kohën kur shpërthyen demonstratat e shqiptarëve të Kosovës më 1981, ish-kryeministri Gjingjiq dhe ajo simpatizuan shqiptarët.
Ata asokohe studionin bashkë në Gjermani, ndërkaq Gjingjiq e kisha pasur mentor sociologun dhe filozofin gjerman me famë botërore, Jürgen Habermas.
“Më 1981 filluan trazirat në Kosovë. Zoran e ka pasur një mendim shumë mirë të përpunuar për Kosovën dhe në inteligjencën serbe është dalluar për tolerancën e tij të jashtëzakonshme ndaj shqiptarëve. Edhe nëse ndonjë herë ka thënë diçka jashtë atyre kornizave, këtë e ka bërë për shkak të nevojave pragmatike prej politikani. Por, më kujtohet fare mirë se ne të dy, gjatë trazirave të vitit 1981, simpatizuam shqiptarët”, kishte thënë Melçiq për Deutsche Welle, transmeton lajmi.net.
Pak para vrasjes së tij, rikujton Mellçiq, Gjingjiq e kishte ngritur çështjen e Kosovës. “Ai konsideronte se për Kosovën patjetër duhej biseduar, se kjo çështje nuk guxonte të mbetej e pazgjidhur. Ato deklarata të tij shkaktuan ankth the tension të përgjithshëm, edhe pse shumica e njerëzve e shikonin atë shume pozitivisht”.
“Por, shikoni tani këtë: dhjetë vjet pas vrasjes së Gjingjiqit, me Kosovën tashmë të pavarur, Daçiq për herë të parë e ka rihapur këtë temë. Edhe sot e kësaj ditë një numër shumë i madh i njerëzve e kanë të qartë se kjo është e pashmangshme. Nuk ka rrugë tjetër, është e qartë se Serbia nuk mund të lëvizë nga pika e vdekur derisa nuk e zgjidhë dhe qartëson qëndrimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës”, kishte pohuar tutje Melçiq.
Melçiq përfundon duke thënë se Gjingjiq qysh atëherë e kishte ditur se Kosova nuk mund të ishte më e Serbisë dhe sigurisht se shumë gjëra do të zgjidheshin në favor edhe të vetë Serbisë po të ishin zgjedhur nën udhëheqjen e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025