Site icon Telegrafi

Shoqërohen në polici 10 persona për atentatin në Shkodër, mes tyre dhe Safet Bajri

Mbi 10 persona janë shoqëruar në polici mes tyre edhe Safet Bajri, i cili pas dhënies së deklaratës është larguar sërish për në banesën e tij.

Këta persona dyshohet se kanë informacion ose kanë qenë në konflikt me shënjestrat e atentatit të ndodhur këtë të mërkurë në Dobraç të Shkodrës, ku mbetën të vrarë 3 persona, ndërsa një tjetër është ende në gjendje të rëndë.

Viktimë e atentatit mbeti Hamza Lici, vëllai i të shumëkërkuarit Ibrahim Lici, Arlind Bushati djali i kandidatit për kryebashkiak të Shkodrës, Xhemal Bushati dhe Flutura Basha një kalimtare e rastit, raporton Euronews Albania.

Ndërkohë mbeti i plagosur dhe është ende në gjendje të rëndë Bashkim Basha. /Telegrafi/

Exit mobile version