Organizatat, Community Development Fund Kosovë (KCDF), Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK), Instituti GAP, Lëvizja “FOL” dhe ORCA, përmes një komunikate të përbashkët, kanë reaguar për siç thonë tendencës së Presidentit të Republikës Hashim Thaçi për të ushtruar një pushtet kundër-kushtetues në raport me procesin e bërjes së koalicionit të ri qeveritar.
“Ne, organizatat e poshtëshënuara, reagojmë fuqishëm ndaj tendencës së Presidentit të Republikës Hashim Thaçi për të ushtruar një pushtet kundër-kushtetues në raport me procesin e bërjes së koalicionit të ri qeveritar, të votuar dje në Kuvendin e Kosovës. Po ashtu, dënojmë fuqishëm arrestimin e paligjshëm dhe përdorimin jo-proporcional të forcës ndaj qytetarit i cili ushtroj të drejtën e tij të fjalës së lirë”, thuhet në komunikatë.
Organizatat thonë se po reagojnë ndaj rolit aktiv që Presidenti Thaçi ushtroi në facilitimin e koalicionit të ri qeveritar.
“Rikujtojmë fillimisht që Presidenti i Republikës është përfaqësues i unitetit të popullit, dhe aktor tërësisht neutral ndaj relacioneve partiake në Kuvendin e Kosovës. Ka një serë vendimesh të Gjykatës Kushtetuese në të cilat është saktësuar e lartësuar parimi i përfaqësimit të unitetit të popullit që duhet të ushtroj Presidenti i Republikës, dhe të cilat nënkuptojnë që ai/ajo e ka të ndaluar përfshirjen në çfarëdo marrëdhënie që ndjek një interes partiak apo qëllim pushteti jashtë kompetencave të ngushta kushtetuese. Duke u nisur nga kjo e fundit, ne reagojmë ndaj rolit aktiv që Presidenti Thaçi ushtroi në facilitimin e koalicionit të ri qeveritar, në përmasa të tilla sa që edhe një deputet i mazhorancë së re parlamentare (Haxhi Shala) e pranoj që ai ka ndryshuar qëndrimin e tij votues pro qeverisë së re si rezultat i ndikimit të presidentit Thaçi”, thuhet më tej, transmeton Telegrafi.
Sipas tyre, Presidenti nuk guxon të ushtrojë rol të tillë direkt duke lobuar forcërisht tek deputetët që të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj votimit të një koalicioni qeverisës.
“Ne gjykojmë që një fakt i tillë është seriozisht i rrezikshëm për demokracinë e Republikës së Kosovës. Presidenti i Republikës nuk guxon të ushtroj rol të tillë direkt duke lobuar forcërisht tek deputetët që të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj votimit të një koalicioni qeverisës. Kjo bëhet edhe më problematike kur shohim që vota e deputetit Haxhi Shala ishte përcaktuese sa i përket kalimit të qeverisë së re në Kuvend. Një ushtrim i tillë ndikimi, përmes lobimit aktiv për ndryshim të qëndrimit në raport me votën ndaj qeverisë së re, është shkelje e rëndë kushtetuese e Presidentit të Republikës”, thuhet tutje.
Në fund e kanë quajtur të papranueshëm sulmin e mbrojtjes së afërt të Presidentit ndaj qytetarit i cili thonë se po ushtronte të drejtën e tij për protestë.
“Dhe aq më tepër aprovimi dhe stimulimi i këtij veprimi nga Presidenti në një nga paraqitjet e tij televizive mbrëmë Përtej kësaj është tepër shqetësuese gjuha linquese dhe degraduese e Presidentit karshi partive politike apo individëve të caktuar në pozita institucionale. Në fund, bëjmë thirrje të gjithë spektrit politik dhe institucioneve të shtetit për respektimin e Kushtetutës së Kosovës dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në fund. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?