Organizatat e shoqërisë civile nuk do të marr pjesë në Grupin Këshillues të themeluar nga Komisioni Parlamentar Ad-hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor, në të cilin marrin pjesë Kryetarët e Grupeve Parlamentare, deri në tërheqjen e Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media, ku thuhet se Projektligji aktual është në kundërshtim me frymën kushtetuese dhe reformën zgjedhore të iniciuar nga Kuvendi i Kosovës.
Tutje sipas njoftimit, shoqëria civile kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të mos votohet ky Projektligj, pasi ky Projektligj për Financimin e Subjekteve Politike nuk mund të shihet si pjesë e ndarë e Reformës Zgjedhore, dhe sipas tyre i njëjti rrezikon këtë proces.
Lexoni të plotë njoftimin e tyre:
Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit në lidhje me Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike, Ne, organizatat e shoqërisë civile, anëtarë në Grupin Këshillëdhënës të themeluar nga Komisioni Parlamentar Ad-hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor në të cilin marrin pjesë Kryetarët e Grupeve Parlamentare, dëshirojmë të bëjmë të ditur për opinionin publik dhe të gjithë akterët relevantë të përfshirë në këtë proces, se do të pezullojmë pjesëmarrjen tonë në Grupin Këshillëdhënës deri në tërheqjen e këtij projektligji.
Ne vlerësojmë, se projektligji aktual është në kundërshtim me frymën kushtetuese dhe reformën zgjedhore të iniciuar nga Kuvendi i Kosovës. Projektligji degradon parimet kryesore të jetës politike duke rrezikuar integritetin e tërë procesit të reformës zgjedhore, përfshirë edhe cenimin e pavarësisë së Zyrës për Regjistrimin e Subjekteve Politike. Projektligji aktual dështon në adresimin e prioriteteve të Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) për transparencë, llogaridhënie, zbatim dhe sanksionim efikas në financimin e partive politike, duke u mundësuar subjekteve politike të fshehin identitetin e kontribuuesve financiarë të tyre, duke ngritur shumëfish lartësitë e këtyre kontributeve, duke ua zgjatur afatet për publikimin e raporteve financiare të fushatës dhe duke i zvogëluar gjobat, në rastet kur partitë e shkelin ligjin.
Meqenëse Projektligji për Financimin e Subjekteve Politike nuk mund të shihet si pjesë e ndarë e Reformës Zgjedhore, dhe i njëjti rrezikon këtë proces, kërkojmë që projektligji të tërhiqet apo të mos votohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Komisioni Ad-hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor është formuar në prill të këtij viti dhe ka si synim kryesor adresimin e rekomandimeve të vëzhguesve të zgjedhjeve nga BE-ja. Në këtë komision përveç përfaqësuesve të subjekteve politike, marrin pjesë edhe organizatat e shoqërisë civile dhe partnerët ndërkombëtar që kanë ndihmuar vazhdimisht institucionet vendore në ndërtimin e kapaciteteve për administrim dhe monitorim të procesit zgjedhor.
Ky aktivitet mbështetet nga 100 organizata të shoqërisë civile.
Organizatat Anëtare në Grupin Këshillëdhënës të themeluar nga Komisioni Parlamentar Ad-hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor:
Demokracia në Veprim/ Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
Demokraci për Zhvillim (D4D)
Demokraci Plus (D+)
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)
Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A