Koalicioni LAA dhe Lëvizja Vetëvendosje ende nuk kanë marrë qëndrim nëse do t’i përgjigjen ftesës së presidentit Hashim Thaçi për një takim konsultativ, para thirrjes së seancës konstituive të Kuvendit.
As në LAA dhe as në LVV, nuk janë deklaruar rreth kësaj ftese. Ndërsa, shoqëria civile e ka konsideruar si të panevojshme dhe blerje kohe, ftesën e kreut të shtetit.
Madje, është cilësuar si dalje jashtë kompetencave të tij, pasi presidenti është i obliguar ta thërrasë seancën konstituive, por jo takime me partitë politike para thirrjes së saj.
Drejtori ekzekutiv i organizatës Demokracia Plus, Valmir Ismaili, e quan të panevojshme ftesën e presidentit Thaçi.
Ai për KosovaPress, thekson se koalicioni PAN nuk i ka siguruar ende numrat, andaj sipas tij, Thaçi është duke iu dhënë kohë që ata “të peshkojnë” te partitë tjera, porse kjo sipas tij, nuk është në kompetencë të presidentit dhe se ai po del jashtë rolit kushtetues e ligjor.
“Konsideroj që ka qenë ftesë e panevojshme. Kushtetuta është mjaftë e qartë, do të thotë presidenti i vendit e për detyrë vetëm që ta thërrasë seancën konstituive brenda 30 ditësh pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. I takon kryesisë dhe kryetarit paraprak që të merren me detajet e organizimit të seancës konstituive. Ndërsa, presidenti e ka vetëm si detyre që ta thërrasë këtë seancë. Një takim i tillë është i panevojshëm dhe mund të konsiderohet si blerje kohe apo favorizim që Thaçi është duke i bërë koalicionit PAN”, tha Ismaili.
Ndërsa, Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se presidenti Thaçi nuk obligohet as me ligj, as me Kushtetutë që të bëjë ftesa të tilla për takime konsultative me subjektet politike para thirrjes së seancës konstituive.
“Me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve prej anës së KQZ-së, i vetmi obligim kushtetues dhe ligjor i presidentit në këtë rast është që të thërrasë seancën konstituive dhe pastaj është kryesia e vjetër që ka obligim që ta bëjë një takim të tillë me përfaqësuesit e partive politike parlamentare dhe me ta bashkërisht ta caktojë agjendën dhe rendin e ditës për seancën konstituive. Pra, si e tillë nuk është dashur që të vijë një ftesë nga ana e presidentit, pasi është e panevojshme. Vendi nuk është në një krizë ku institucionet nuk po mund të konstituohen dhe ku kërkohet ndërhyrja e presidentit. Nëse koalicioni PAN nuk i ka numrat, kjo nuk do të thotë që një shumicë tjetër parlamentare nuk ekziston dhe nuk mund ta bëjë edhe zgjedhjen e kryetarit, edhe të kryeministrit”, tha Krasniqi.
Kreu i shtetit u ka dërguar dje ftesën partive politike parlamentare për një takim konsultativ më datën 24 korrik prej orës 10:00 në Kuvendin e Kosovës, për të diskutuar rreth datës së preferuar për të mbajtur seancën konstituive të Kuvendit të ri.
Kreu i shtetit, pos kësaj ftese sot gjatë ditës është takuar në një prej restoranteve të kryeqytetit edhe me kreun e PDK-së, Kadri Veseli, kryetarin e Skenderajt Sami Lushtaku dhe Rrahim Pacollin, porse nuk dihet nëse takimi ka pasur të bëjë me mundësinë që deputetët e AKR-së ta mbështesin themelimin e Qeverisë. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?