Kanë kaluar katër muaj prej kur janë në fuqi ndryshimet e reja ligjore në ligjin për marrëdhënie të detyrimeve, e ku në nenin 2 janë paraparë ndryshime të rregullores nga neni 368, ku është caktuar se procedura përmbaruese mund të realizohet në afat prej 10 viteve nga dita e dorëzimit të kërkesës për përmbarim, e pas këtij afati, ka vjetërsim absolut. Mirëpo sipas shoqatave “KOSM”, “Njeriu mbi përfitimin”, “Non Pasaran” dhe Partia për Emancipim të Plotë të Romëve, gjatë këtyre katër muajve ekzistojnë vetëm disa vendime për vjetërsim absolut nga Gjykata e Apelit. Siç shtojnë, mijëra lëndë po i vendosin qytetarët në varfëri të rëndë.
“Përmbaruesit është dashur menjëherë pas sjelljes së ligjit t’i ndërprenë këto procedura të cilat përmbushin kushtet e ligjit. Këtë është dashur ta bëjnë vullnetarisht, gjegjësisht sipas ligjit. Mirëpo, qytetarët i kanë njoftuar përmbaruesit, kanë dorëzuar edhe kërkesë për ndërprerje të procedurës mirëpo ata nuk e kanë bërë këtë. Këto përmbarues duhet penalisht të përgjigjen.”- thotë Marjan Nenov – Non Pasaran.
Sipas Nenov, qytetarët kanë dorëzuar ankesë edhe në gjykatë, mirëpo gjykatës të caktuar janë përgjigjur negativisht ndaj kërkesë së tyre në përputhje me ligjin e ri. Marjan Risteski nga Konfederata e Organizatave Sindikale të Maqedonisë, tregon se një qytetari për 60 denarë borxh, përmbaruesi i ka paguar shumë prej 16,800 denarëve.
“E vetmja që funksionon në shtet janë përmbaruesit, avokatët, noterët, kreditë e shpejta dhe shoqatat financiare. Përsëri kemi vjedhje totale. Unë përsëri do ta shfrytëzoj këtë mundësi. Nuk mundet që për 60 denarë për parkim, 16,800 denarë i’a kanë paguar një qytetari para një muajve. Kjo vjedhje duhet të ndalojë.”- pohoi Marjan Risteski – Kryetar i KOSM.
Samka Ibraimovski nga Partia për Emancipim Total të Romëve, u bën thirrje gjykatësve që të vendosin në interes të qytetarëve, respektivisht të respektojnë ligjin për marrëdhënie të detyrimeve.
“Për këtë, dua t’u them edhe një herë gjykatësve, Gjykatave Themelore dhe Gjykatave të Apelit. Të veprojnë sipas ligjit, gjegjësisht nenit 2 paragrafi 3 nga ligji për marrëdhënie të detyrimeve dhe t’i shkurtojnë përmbarimet, të sjellin konkluzion që borxhi nuk mund të paguhet më për shkak vjetërsimit të ligjit. Përmbaruesit duhet patjetër ta respektojnë ligjin, por nuk po e bëjnë këtë.”- tha Samka Ibraimovski – Kryetar i PETR.
Këto katër shoqata kanë dorëzuar edhe një iniciativë deri te Gjykata Kushtetuese ku kontestojnë një nen nga ligji për përmbarim për shkak se nuk është në harmonizim me ligjin për marrëdhënie të detyrimeve. Nëse edhe më tej nuk respektohen kërkesat e tyre, më 2 dhjetor kanë vendosur që të mbajnë protesta./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë