LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Transportit paralajmëron protestë: Më 17 mars nuk do të ketë transport të udhëtarëve në vend

Shoqata e Transportit paralajmëron protestë: Më 17 mars nuk do të ketë transport të udhëtarëve në vend
Foto: Ilustrim

Më 17 mars nuk do të ketë transport të udhëtarëve urban dhe ndërurban në gjithë vendin për shkak të mos përmbushjes së marrëveshjes ndërmjet Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve (SHTU) dhe Ministrisë së Infrastrukturës për subvencionin e operatorëve në këtë sektor.

Kështu ka paralajmëruar kryetari i SHTU-së, Ruzhdi Kurtishaj pas takimit me këshillin drejtues të shoqatës.

“Me keq ardhje dua t’iu njoftoj se nga 17 mars ditë e mërkurë, kemi marr vendim për të hyrë në protestë-grevë për shkak të mos përmbushjes së marrëveshjeve ndërmjet shoqatës dhe qeverisë. Jemi sektori që kemi humbur mjaft në pandemi për shkak të gabimeve të menaxhimit të qeverisë me COVID-19. Jem atakuar me vendime të qeverisë”, tha Kurtishaj.


Protesta do të vazhdon në forma të ndryshme, derisa të përmbushen kërkesat.

Ai po ashtu ka thënë se Qeveria nuk e ka përkrahur këtë sektor gjatë pandemisë COVID-19.

“Jemi sektori më i dëmtuar, por për fat të keq ky dialog me Qeverinë po mbetet vetëm nën hije. Sektori ynë mbetet një ndër sektorët me numrin më të madh të të punësuarve. Ndonëse u mashtruam nga qeveria në detyrë, që kemi hasur në kundërshtim të mbajtjes së premtimit të dhënë më 24 janar për ndarjen e fondeve të këtij sektori në formë subvencionimi”, ka përfunduar ai. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë

Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë

Botë
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Ekonomi
Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike

Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike "Elegant": Platforma e zgjeruar plotësisht

Ekonomi
Planimetria ideale, jetesa e rehatshme, ky është kompleksi Linda

Planimetria ideale, jetesa e rehatshme, ky është kompleksi Linda

Ekonomi
Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!

Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!

Ekonomi
Kjo qendër është sekreti për rënie në peshë

Kjo qendër është sekreti për rënie në peshë

Ekonomi
Kalo në kategori