LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 0° clearsky_night

Shoqata e të Verbërve në Gjakovë shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara përmes panairit “Një punë dore për ty”

Shoqata e të Verbërve në Gjakovë shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara përmes panairit “Një punë dore për ty”

Gjatë ditës së sotme përmes një panairi të titulluar “Një punë dore për ty”, Shoqata e të Verbërve në Gjakovë ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Personave më Aftësi të Kufizuara.

Në këtë panair ishin të ekspozuara shumë produkte të cilat ishin punuar nga gratë anëtare të Shoqatës së të Verbërve në Gjakovë.

Nazmie Koshi Abazaga, anëtare e Shoqatës së të Verbërve në Gjakovë, gjatë fjalës së saj në këtë panair tha se për këtë panair janë punuar punime nga më të ndryshmet.


“Ne për çdo të premte jemi mbledhur në shoqatë ku kemi pasur rastin të bisedojmë, por edhe të punojmë, sepse këto gra të kësaj shoqate i kanë duart e arta, dhe kanë arritur që të punojnë rreth 100 produkte të ndryshme, të cilat janë ekspozuar sot. Ne jemi pak të diskriminuara, por pavarësisht kësaj ne nuk jemi dorëzuar dhe këto gra punën e dorës e kanë trashëgim nga gjyshet dhe nënat që të punojnë dhe ta vazhdojnë traditën e punës së dorës.”, tha Koshi – Abazaga.

Ndërsa kryetari i Shoqatës së të Verbërve në Gjakovë, Mark Pjetraj, tha që ky panair flet shumë për punën që bëhet në këtë shoqatë.

“Ky panair flet shumë, flet për aftësinë e femrave të verbëra të cilat, tash e tri vite nuk janë ndalur, pasiqë ky është panairi i tretë i cili po zhvillohet, dhe tregon qartë se aftësia e femrave të verbëra është po ajo aftësi si e secilës grua në Republikën e Kosovës.”, u shpreh Pjetraj.

I pranishëm në këtë panair ishte edhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili u shpreh i impresionuar nga puna që është bërë në këtë panair.

“Në këtë ditë të panairit më duhet të them që këto punime të dorës, të punuara nga gratë e shoqatës janë të mrekullueshme, është një befasi e jashtëzakonshme për shkak se ju jep një motiv edhe të tjerëve me shembullin që e keni ndjekur, dhe po ashtu dua të falenderoj organizatën tuaj për insistimin e vazhdueshëm që keni bërë, më kërkesën që personat e verbër të komunës së Gjakovës, të kenë një jëtë sa më të dinjitetshme.”, tha Gjini në fjalën e tij.

Theksojmë që panairi “Një punë dore për ty” i realizuar nga gratë e Shoqatës së të Verbërve në Gjakovë, është një projekt i cili ka nisur në muajin tetor dhe ka përfunduar në muajin nëntor, duke arritur kështu që punimet e bëra nga gratë e kësaj shoqate të ekspozohen në parairin që u zhvillua sot në Gjakovë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Kalo në kategori