LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e qytetarëve me diabet në Tetovë: Gjendje alarmante me mungesën e insulinës, ka pasur rast vdekje

Shoqata e qytetarëve me diabet në Tetovë: Gjendje alarmante me mungesën e insulinës, ka pasur rast vdekje

Shoqata e qytetarëve me diabet në Tetovë ka alarmuar gjendjen për mungesën e insulinës në këtë qytet. Nënkryetari i Shoqatës Haqim Osmani, për “Gazetar Kronika”, tha se ka pasur edhe raste mortore, për shkak të mungesë së insulinës. 

Ai tha se janë ankuar për mungesën e ilaçit për diabetin, ndërsa ende nuk kanë marrë përgjigje, duke shtuar se “faji çdo herë është jetim”.

“Gjendja është alarmante me insulinën, me aparatet për matjen e sheqerit. Kemi raste të rënda, mungon terapia e nevojshme, dëgjuam se para disa ditëve ka pasur edhe rast vdekje për shkak të mungesës së insulinës. Momentalisht në Komunën e Tetovës janë mbi 4 mijë pacientë shfrytëzues të insulinës, prej të cilëve 150 janë të varur nga insulina”.


“Në Tetovë ka mungesë të disa llojeve të insulinës. Disa janë por me sasi të vogël, një pjesë aspak nuk e kanë sjellë. Momentalisht nevojat plotësohen vetëm me një lloj insuline. Është interesante se në qytetet lindore, atje dërgohet insulina, aparate, ndërsa Tetovën e anashkalojnë edhe pse është qyteti i dytë sipas numrit të pacientëve”.

“Ka mundësi të furnizohet Tetova, ato pjesë që u teprojnë në pjesën lindore, të mund t’i sjellin në Tetovë. Këtë duhet ta bëjë ministria, por si çdo herë faji është jetim. Por ato që pësojnë më tepër janë pacientët”, tha Haqim Osmani.

Ai theksoi se si përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë kanë marrë se deri në prill do të përfundojë ky problem./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Kalo në kategori