LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e kompozitorëve të Kosovës, në proces të realizimit të ekspozitës, për historinë e jetës së muzikës profesionale në Kosovë

Shoqata e kompozitorëve të Kosovës, në proces të realizimit të ekspozitës, për historinë e jetës së muzikës profesionale në Kosovë

Shoqata e Kompozitorëve të Kosovës, të premten e 21 qershorit, në Ditën Botërore të Muzikës, kishte kënaqësinë të njoftojë për nisjen e një procesi në realizimin e ekspozitës së veçantë, e cila do të rikthejë tek opinioni historinë e jetës së muzikës profesionale në Kosovë.

Ky projekt ambicioz ka për qëllim të mbledhë dhe të prezantojë materiale të cilat pasqyrojnë jetën e kulturës muzikore në periudhat e viteve ‘60 deri në vitet ‘90.

Me këtë rast janë ftuar pjesëtarë të komunitetit artistik dhe jo vetëm, të cilët kanë qenë pjesëmarrës aktivë në aktivitetet muzikore të këtyre dekadave që të kontribuojnë me materiale që posedojnë për periudhën në fjalë.


Materialet mund të jenë fotografi, programe koncertesh, artikuj dhe opinione nga shtypi ditor për t’i arkivuar në hapësirat e Shoqatës së Kompozitorëve të Kosovës.

Kjo iniciativë do të zgjasë për gjashtë muaj, duke u finalizuar me ekspozimin e materialeve në fund të këtij viti.

Është me rëndësi të theksohet se numri më i madh i dokumentacionit të siguruar deri më sot, i cili do të shërbejë si pikë referimi për katër dekadat e kaluara dhe si frymëzim për realizimin e këtij procesi, i takon arkivit personal të profesorit, kompozitorit e dirigjentit Rafet Rudi.

Po ashtu, kontribute të rëndësishme në dhurimin e materialeve kanë dhënë profesor Engjëll Berisha – muzikolog, prof. Zeqirja Ballata – kompozitor, profesor Bahri Çela – dirigjent dhe prof. Fahri Beqiri – kompozitor, së bashku me arkivin shtetëror dhe institucionet publike kulturore.

Me datën 21 dhjetor, këto materiale do të ekspozohen për publikun në një ngjarje të veçantë. Vlen të theksohet se shumica e fotografive të marra nga ngjarja e djeshme, përfaqësojnë materialet e mbledhura nga 50-vjetori i Shoqatës së Kompozitorëve, materiale të cilat vijnë nga arkivi personal i profesor Rafet Rudi dhe si të tilla nuk janë pjesë e ekspozitës as në fazën e parë të saj. /Telegrafi/

Shoqata e Kompozitorëve të Kosovës

Në trend Magazina

Më shumë
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Magazina
I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

Magazina
“Ty të pëlqejnë djemtë si ai

“Ty të pëlqejnë djemtë si ai", Rozana - Loredanës për Jozin: Ai është dhunues psikologjik, prandaj erdhi babai

Magazina
Loredana kujton takimin me të atin në BBVA, i dha informacione nga jashtë për situatën me Jozin?

Loredana kujton takimin me të atin në BBVA, i dha informacione nga jashtë për situatën me Jozin?

Magazina
Livia flet për mesazhin që i dërgoi Mevlani: Ishte surprizë shumë e madhe sepse kanë ndodhur disa gjëra të rënda jashtë

Livia flet për mesazhin që i dërgoi Mevlani: Ishte surprizë shumë e madhe sepse kanë ndodhur disa gjëra të rënda jashtë

Magazina
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Kalo në kategori