LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ndau çmimet vjetore për gazetari

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ndau çmimet vjetore për gazetari

Me rastin e 73 vjetorit nga formimi i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), sot u ndanë çmimet vjetore gazetareske. Këtë vit përveç çmimit për vepër jetësore dhe çmimit për gazetari hulumtuese u nda edhe çmimi për raportimin më të mirë për tema të rëndësishme lokale dhe rajonale për vitin 2018.

Fituese e çmimit “Kërste Petkov Misirkov” për vepër jetësore ishte gazetarja Mençe Atanasova Toçi nga Nova TV, ndërsa çmimi “Jashar Erebara” për gazetari hulumtuese i takoi gazetarëve Sunai Sabrioski nga Televizioni “24 Vesti” dhe gazetares Irena Mullaçka nga gazeta Fokus. Svetllana Darudova dhe Suzana Miceva ndanë çmimin për raportimin më të mirë për tema të rëndësishme lokale dhe rajonale për vitin 2018 në Maqedoni.

Gjatë ndarjes së çmimeve foli edhe kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski, i cili tha se këtë vit ka arritur një numër i madh i aplikimeve dhe se ndër tyre ka pasur shumë gazetarë të rinj.


“Këtë vit kemi vendosur të zmadhojmë numrin e çmimeve, ndërsa me insistimin tim dhe të Këshillit Drejtues të Shoqatës duke filluar prej këtij viti do të ndajmë edhe një çmim të ri. Bëhet fjalë për çmimin për raportimin më të mirë për tema të rëndësishme lokale dhe rajonale për vitin 2018 në Maqedoni”, theksoi Çadikovski.

Në lidhje me fondin e çmimeve Çadikovski tha se këtë vit SHGM ka siguruar mjetet në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë. Sipas tij, këto çmime duhet të japin shembull pozitiv të cilin duhet ta ndjekin të gjithë kolegët gjatë punës së tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Kalo në kategori