Gastronomët kërkojnë nga deputetët të votojnë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike
![Gastronomët kërkojnë nga deputetët të votojnë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/09/Gastronomi-sherbimet-ne-hapsira-te-jashtme-te-kafiterive-foto-Ridvan-Slivova-6-780x439.jpg)
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës i ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe po ashtu kanë kërkuar që sektori i gastronomisë të prioritizohet sa i përket ndihmës financiare.
Përmes një postimi në Facebook, ta po ashtu kanë kërkuar që mjetet të ndahen në proporcion me dëmet që janë shkaktuar nga pandemia dhe masat e Qeverisë, e jo me qasje të njëjtë me të gjithë sektorët,
“Shoqata e Gastronomëve të Kosovës përveç që ju bën thirrje për votimin e Projektligjit këtë të premte, poashtu kërkon që sektori i gastronomisë duhet të prioritizohet nga sektorët e tjerë në kuptim të mbështetjes financiare (duke marrë parasysh gjendjen alarmante të pasqyruar nga të dhënat e cekura më lartë). Andaj, domosdoshmërisht mjetet që pritet të destinohen për sektorin privat nga ky Projektligj në vlerë prej 200 milionë euro, duhet të ndahen në proporcion me dëmet që janë shkaktuar nga pandemia dhe masat e qeverisë në secilën industri përkatëse, e jo qasje të njëjtë për të gjithë sektorët”, thuhet në postim.
Postimi i plotë:
Pas kalimit të sotëm të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Financa, kuptojmë që sipas amandamenteve të reja që janë propozuar, përveç ndryshimit të politikave fiskale, do të ketë edhe mbështetje financiare për bizneset e prekura nga pandemia dhe punëtorët e mbetur të papunë.
Sipas të dhënave nga Agjensioni Statistikor i Kosovës (ASK), është evidente që sektori i gastronomisë është më i godituri në vend. Të ardhurat dhe qarkullimi i sektorit të gastronomisë në krahasim me vitin 2019 dhe 2020, vetëm në tremujorin e dytë (TM2), rezultojnë të kenë pasur rënie prej 64%, si asnjë sektor tjetër në Kosovë.
Nga dy sondazhe të bizneseve dhe punëtorëve të raportit hulumtues të ndikimit të pandemisë në gastronomi të përgaditur nga SHGK dhe Korb Marketing&Research, 88% e bizneseve deri në tetor të këtij viti, kanë pësuar humbje të thellë, dhe 12% prej tyre janë në rentabilitet. Nga këto të fundit, vetëm 2% e bizneseve do të mund të mbijetojnë nëse nuk marrin ndihmë nga Qeveria, ndërsa 10% prej tyre do të falimentojnë.
Sipas këtij hulumtimi, nga ndikimi i pandemisë dhe masave të qeverisë në tregun e punës, kemi të raportuar që 36% e bizneseve të gastronomisë janë detyruar që të largojnë nga puna punëtorët e tyre si pasojë e zvogëlimit të vëllimit të ushtrimit të veprimtarisë dhe problemeve të likuiditetit, apo rreth 10,000 punëtorë të larguar nga puna.
Nëse kjo atmosferë e shkaktuar ekonomike vazhdon edhe më tutje, bizneset nuk do të mund t’i mbijetojnë kësaj situate, dhe 56% e tyre kanë raportuar që do të largojnë edhe më shumë staf nga puna, që i bie të kontribojë në 5.5% rritje të shkallës së papunësisë në Kosovë apo 9,950 punëtorë të tjerë.
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës përveç që ju bën thirrje për votimin e Projektligjit këtë të premte, poashtu kërkon që sektori i gastronomisë duhet të prioritizohet nga sektorët e tjerë në kuptim të mbështetjes financiare (duke marrë parasysh gjendjen alarmante të pasqyruar nga të dhënat e cekura më lartë).
Andaj, domosdoshmërisht mjetet që pritet të destinohen për sektorin privat nga ky Projektligj në vlerë prej 200 milionë euro, duhet të ndahen në proporcion me dëmet që janë shkaktuar nga pandemia dhe masat e qeverisë në secilën industri përkatëse, e jo qasje të njëjtë për të gjithë sektorët!/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/026292b1-eb95-4de3-b9ea-268839beff30-1-780x439.jpg)
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa
![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Telegrafi-Jobs-780x439-2.png)
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!
![Disa biznese fitues të pakontestueshëm nga zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/04020000-0aff-0242-7902-08daa61681ff_w1597_n_r1_st_s-e1739549678758-780x439.jpg)
Disa biznese fitues të pakontestueshëm nga zgjedhjet
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-2-780x439.jpg)
"Do taksoheni njëjtë sikur ju neve", Trump firmos memorandumin e tarifave reciproke
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim