Më 16 maj të vitit 1999, në rrethana ende të pandriçuara, është zhdukur Ukshin Hoti.
Shoku i tij i qelisë, Isak Shabani tregon për përjetimet e Hotit brenda burgut.
“Ai ishte një shembull i mirë me veprimtarinë e tij atdhetare e mendimin e tij të ndritur intelektual”.
Kështu e kujton Isak Shabani, në 24-vjetorin e zhdukjes, shokun e tij të qelisë, Ukshin Hoti.
Edhe pse në burg, Shabani thotë se ka pasur fatin ta njohë nga afër Hotin duke qëndruar nëpër qelitë e burgut të Mitrovicës, Nishit dhe Dubravës.
“Fatkeqësisht kam pasur fatin ta takojë në burg, kurse fatmirësisht kom pasur fatin ta njohë për së afërmi duke qëndruar nëpër qelitë e burgut së bashku”, ka thënë ai.
Shabani për Radio Dukagjinin ka thënë se Ukshin Hoti gjithmonë ka qëndruar stoik dhe asnjëherë nuk është përkulur para gardianëve kur e maltretonin atë dhe të burgosurit e tjerë.
“Kemi përjetuar ato torturat shtazarake nëpër burgjet serbe, kur na kanë sjellë në burgun e Nishit, kanë qenë dy kordona, që mesin e atyre kordonave është dashur me depërtu të gjithë të burgosurit politik që ishim aty. I vetmi ishte Ukshin Hoti i cili nuk e ka përkul kokën fare, domethënë nuk e ka mbrojtur as kokën po ka qëndruar vertikalisht. Na ka befasuar me qëndrimin e tij, duke ditur qëndrimin e tij, intelektualin e tij, na ka dhënë shpresë e motiv, kjo ishte diçka që do të mbetet e paharruar”, ka thënë Shabani.
Shabani, tregon se Hoti gjithmonë ka pasur torturë më të veçantë nga gardianët, sidomos torturë psiqike.
Për herën e fundit me shokun e qelisë, u takuan më 16 maj 1999.
“Fatkeqësia më e madhe ishte që më 16 maj 1999 ka qenë ditë e diel. Erdhën gardianët që e morën nga burgu ku qëndronte me ne. Për ne ishte befasi se mendonim që do ta lironin të hënën se të dielën ishte pushim, nuk punonte asgjë. Por, ne të burgosurit na ka lënë shumë me shpresa, shpresa na ka mbajt, se ne shpresonim që atë ditë kur e kanë marr profesorin e nderuar, kemi menduar që mos ka ardhur një organizatë joqeveritare humantiare dhe e ka tërhequr parakohe, por më vonë e kemi kuptuar që kjo nuk ishte e vërtetë ata e kishin marrë dhe fatkeqësisht nuk dihet për fatin e tij”, ka thënë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025