LAJMI I FUNDIT:

Shokon Redoni: Mesazhin në ‘Big Love’ për Eglin nuk e kam dërguar unë, më kanë përdorur emrin tim

Shokon Redoni: Mesazhin në ‘Big Love’ për Eglin nuk e kam dërguar unë, më kanë përdorur emrin tim

Në emisionit “E Diell” në Top Channel, i ftuar ishte Redoni, ish-konkurrent i Big Brother VIP Albania.

Gjatë intervistës, ai u pyet në lidhje me raportin e tij me Eglin, si dhe për një mesazh të dërguar në Big Love, që u shfaq në emër të tij.

I pyetur për marrëdhënien e tij me Eglin brenda shtëpisë së BBVA, Redoni u shpreh se për shkak të kohës së shkurtë që kaloi në lojë, ai arriti të krijojë një raport të vetëm dhe ky ishte me Eglin.


Foto: Screenshot/YouTube

“Eksperienca ime aty ka qenë vetëm pesë ditë, për shkak që kanë qenë vetëm pesë ditë, e kam krijuar vetëm një raport. Me Eglin unë jam tip besnik, kështu tipi jam, kur të krijoj një raport me dikë, me të gjitha të këqijat e mbështes, kështu që Egli është më e forta aty”, – u shpreh ai.

Një nga temat më të diskutuara ishte një mesazh që u shfaq në Big Love, në emër të Redonit.

Foto: Screenshot/Instagram

Mesazhi ishte për Eglin dhe thoshte: “Sytë janë pasqyra e shpirtit tënd të bukur. Të lutem mos lejo të venitet shkëlqimi që reflektohet në to. Kjo eksperiencë do të mbarojë dhe unë mezi pres të të takoj”.

Kur u pyet për këtë çështje, Redoni reagoi me habi dhe mohoi çdo përfshirje në mesazh, duke thënë se dikush kishte përdorur emrin e tij pa dijeninë e tij.

“Për hir të vërtetës, nuk kam çuar mesazh, nuk kam qenë ai unë, por nëse është përdorur emri im për diçka pozitive, atëherë s’kam asgjë kundër. Më ka ardhur keq që është përdorur emri im në atë aspekt, që mundet të më dëmtojë ndonjë raport që mund të jem duke e krijuar” – tha ai.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse kjo çështje do të ketë një sqarim të mëtejshëm në të ardhmen.

Redoni, nga ana e tij, duket i fokusuar në rrugën e tij dhe është i kujdesshëm me raportet që po ndërton jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Magazina
Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Magazina
Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë

Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë "frikë" dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim

Magazina
Shokon Redoni: Mesazhin në 'Big Love' për Eglin nuk e kam dërguar unë, më kanë përdorur emrin tim

Shokon Redoni: Mesazhin në 'Big Love' për Eglin nuk e kam dërguar unë, më kanë përdorur emrin tim

Magazina
Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Magazina
Kalo në kategori