Shokohet Bayerni, dalin testet mjekësore për dy titullarët

Shokohet Bayern Munich para ndeshjes që do të luajë sot në mbrëmje ndaj Real Madrid.
Dy lojtarët kryesorë të gjermanëve, Mats Hummels dhe Jerome Boateng me shumë gjasa do të jenë jashtë kësaj ndeshje pasi testet mjekësore të mëngjesit nuk kanë rezultuar pozitive.
Edhe pse kishte shpresa për dy futbollistët, tani trajneri Carlo Ancelotti duket se duhet të bëjë pa ta.
Ndryshe, te bavarezët do të rikthehet Robert Lewandowski ndërsa te Reali do të mungojnë Gareth Bale, Raphael Varane dhe Pepe.
Theksojmë se ndeshja do të zhvillohet në Santiago Bernabeu dhe do të fillojë në ora 20:45. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
18/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































