Një shofere e një makine Fiat 500 ka ndarë me ndjekësit një video interesante në TikTok ku tregon se si makina e saj ka një hapësirë të veçantë për të fshehur sende me vlerë.

Përmes videos, përdoruesja e TikTok-ut @zoerobert.s tregoi se poshtë sediljes së pasagjerit fshihet një dollap i vogël sekret, transmeton Telegrafi.


Ajo e nis videon duke shkuar drejt makinës së saj, dhe kështu ngriti sediljen në anën e pasagjerit dhe aty gjendej një vend i fshehtë për të ruajtur disa prej gjërave që mund t’i konsiderojmë me vlerë.

@zoerobert.s

Reply to @laurenlou476 The not so secret secret compartment 👍🏼#fiat500#secretcompartment#fiat500lounge

Videoja është bërë virale duke marrë kështu katër milionë shikime. /Telegrafi/