Shoferi zbulohet përmes rrjetit social, se bëri shkelje gjatë vozitjes (Foto)

Burri i paemëruar nga Britania e Madhe, e ka bërë një fotografi derisa ishte duke vozitur dhe e ka postuar në rrjetin social.
Mirëpo, në reflektimin e syzeve, vërehet se ai është duke e kryer një veprim që është i ndaluar në momentin që është duke drejtuar makinën, transmeton Telegrafi.

“Për shkak të fotografimit gjatë vozitjes, duhet të paguani 250 euro gjobë dhe iu hiqen gjashtë pikë nga patenta e shoferit”, i ka komentuar Policia lidhur me rastin.
Po vazhdojnë hetimet për identifikimin e shoferit, që besohet se lëvizte me rreth 100 kilometra në orë, gjatë shkrepjes së imazhit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































