LAJMI I FUNDIT:

Shoferi humbi kontrollonin, pamje që tregojnë momentin tronditës kur Fiat 500 rrokulliset pesë herë në një rrugë në Angli

Shoferi humbi kontrollonin, pamje që tregojnë momentin tronditës kur Fiat 500 rrokulliset pesë herë në një rrugë në Angli

Disa pamje tronditëse tregojnë momentin kur një Fiat 500 rrokulliset pesë herë pasi shoferi humbi kontrollin e mjetit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për momentin kur Jackson Davis, 20 vjeç, humbi kontrollin e automjetit ndërsa përpiqej të shmangte një përplasje me një makinë tjetër.

Të dy Davis dhe pasagjeri i tij, të cilët humbën ndjenjat dhe u zgjuan ndërsa makina ende rrotullohej, i shpëtuan lëndimit të rëndë.


Pamjet e tmerrshme të aksidentit tregojnë se si makina “fluturon” para se të bie në tokë – ngjarje që thuhet se ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar.

Një gjykatë ka dëgjuar tashmë se si shërbimet e urgjencës nxituan në West Road në Carleton, në veri të Yorkshire – Angli, pas një thirrjeje në polici pak para orës 17:00.

Një dëshmitar i tha gjykatës se ata besonin se Fiat po udhëtonte me ‘njëfarë shpejtësie’ dhe nuk dukej ‘plotësisht i vendosur’ në rrugë.

Ndërsa Davis, i cili pranoi se drejtonte pa kujdesin dhe vëmendjen e duhur, kundërshtoi se ai kishte udhëtuar me shpejtësi, por pranoi se kishte humbur kontrollin e automjetit.

Davis-it iu dhanë shtatë pikë dënimi në patentën e tij të drejtimit, u gjobit me 384 funte (rreth 440 euro) dhe do të duhet të paguajë kostot e gjykatës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Evropa
Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Amerika
Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Botë
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Bosnja
Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Evropa
Kalo në kategori