LAJMI I FUNDIT:

Shoferi i autobusit plot me turistë, kalon përmes rrugës më të rrezikshme në të cilën derdhet ujëvara (Video)

Shoferi i autobusit plot me turistë, kalon përmes rrugës më të rrezikshme në të cilën derdhet ujëvara (Video)

Një shofer shumë i zhdërvjellët ka arritur pa ndonjë problem në destinacionin e paraparë, edhe pse rruga në të cilën po kalonte ishte e mbushur me ujë nga ujëvara që derdhet mbi të, dhe brenda autobusit kishte dhjetëra turistë.

Pamjet rrëqethëse shfaqin autobusin e bardhë duke lëvizur me shpejtësi të vogël nëpër një rrugë në Besisahar-Chame të Nepalit, që është e rrethuar nga ujëvara gjigante, transmeton Telegrafi.

Edhe pse ujërat e rrëmbyeshëm kishin mbushur rrugën, shoferi nuk hezitoi të kalojë përmes për t’i dërguar në destinacionin e paraparë turistët që ishin brenda autobusit.


Një turist që ishte brenda autobusit ka filmuar çdo moment, ku ka mjaftuar një lëvizje e vogël e gabuar që të gjithë ta paguajnë me jetë.

Kjo rrugë konsiderohet si më e rrezikshmja në botë, pasi është e ndërtuar afër kodrës shkëmbore mbi 8 mijë metra lartësi mbidetare, që njëherit është atraksioni kryesor turistik për të gjithë adhuruesit e sporteve ekstreme.

Vera në Nepal do të thotë se bora dhe akulli shkrihen dhe kështu një sasi e madhe e ujit të Himalajeve krijon ujëvara të fuqishme nëpër rrugët malore, duke ua vështirësuar kalimin e lirë shoferëve. /Telegrafi/