LAJMI I FUNDIT:

Shmangni këtë iPad Pro që kushton mbi 1700 euro

Shmangni këtë iPad Pro që kushton mbi 1700 euro

Nëse po planifikonit të blinit një nga modelet e reja iPad Pro me çipin M4, një influencues i njohur i teknologjisë informative ju këshillon të shmangni një model specifik.

Pak ditë më parë Apple prezantoi modelet e reja iPad Pro, të cilat janë të pajisura me një ekran OLED dhe një çip M4. Bëhet fjalë për tableta mbresëlënës, me harduer që ia kalon çdo modeli në treg.

Megjithatë, nëse po planifikoni të blini një nga këto tableta, influencuesi i IT dhe YouTuber Marquez “MKBHD” Brownlee sugjeron të shmangni variantin e xhamit me nano teksturë.


Xhami me nano teksturë gjendet në versionin mat të tabletit iPad Pro dhe është krijuar për të reduktuar shkëlqimin. Shkëlqimi mund të jetë një problem i madh në mjedise të ndriçuara mirë, kështu që ekranet e ndritshme të iPad mund të veprojnë si pasqyra reflektuese.

“Unë do të isha shumë i kujdesshëm në lidhje me porositjen e këtij opsioni të veçantë [iPad Pro me xham nano-teksturë] bazuar në atë që kam parë”, tha MKBHD

“Unë mund të shoh se padyshim që trajton shkëlqimin më mirë se ekranet normale, gjë që është e mrekullueshme. Por, ashtu si versioni i desktopit, ky përmirësim vjen në kurriz të mprehtësisë dhe kontrastit”, shto ai.

YouTuber-i thekson se ngjyra e zezë nuk duket pothuajse e zezë në ekranet me nano teksturë dhe gjithashtu shprehu dyshime për qëndrueshmërinë e saj.

Një arsye tjetër pse përdoruesit duhet të jenë të kujdesshëm kur zgjedhin një variant iPad pro me një ekran me nano teksturë është çmimi. Ky model është i disponueshëm vetëm me 1 TB hapësirë ruajtëse ose më shumë, dhe çmimi i tij fillestar është 1899 dollarë (1745 euro) nëse zgjidhni versionin Wi-Fi dhe celular. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Teknologji
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Lenovo prezanton konceptin e ri të laptopit që mund të karikohet me rreze dielli

Lenovo prezanton konceptin e ri të laptopit që mund të karikohet me rreze dielli

Teknologji
Kalo në kategori