Shumë nga bizneset në Kosovë, vazhdojnë t’i shmangen procesit të fiskalizimit apo vendosjes së arkave fiskale. Qëllimi i vendosjes së arkave fiskale (sipas vendimit nga vitit 2010) nga Administrata Tatimore e Kosovës, ishte evitimi i evazionit fiskal, pasi potenciali i këtij sistemi është që të regjistrojë të gjitha hyrjet dhe daljet (shitjet).
Ka 9 vjet që nga fillimi i këtij procesi dhe si rezultat, nga më shumë se 160 mijë biznese që janë të regjistruara në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, deri më tash Administrata Tatimore e Kosovës ka fiskalizuar mbi 30 mijë biznese.
Valentina Bytyçi-Sefa, zëdhënëse në Administratën Tatimore të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se numri i përgjithshëm i bizneseve të fiskalizuara në nivel vendi, është më shumë se 30 mijë biznese me 40 mijë pajisje fiskale. Kurse, vetëm në tremujorin e parë të këtij viti janë fiskalizuar 438 biznese me rreth 630 pajisje fiskale.
Ky proces, shpjegon Bytyçi- Sefa, është i përhershëm dhe nuk dihet numri i saktë i bizneseve të pafiskalizuara.
“Procesi i fiskalizimit është proces permanent, i cili ndërlidhet me paraqitjen e bizneseve të reja në treg (regjistrimin e tyre), si dhe daljen nga tregu të atyre ekzistueseve (ndërprerjen e veprimtarisë apo heqjen dorë nga mënyra e shitjes me para të gatshme). Prandaj, nuk mund të bëjmë ndonjë grupim se sa është numri i bizneseve të pafiskalizuara, sigurisht që mund të ketë biznese, të cilat nuk e kanë kryer këtë obligim, mirëpo iu sigurojmë se nuk ka mundësi që nuk është ndëshkuar me gjoba për shkeljen e bërë”, thotë Bytyqi-Sefa.
Në anën tjetër, përfaqësues të bizneseve në Kosovë konsiderojnë se numri i bizneseve të fiskalizuara është jashtëzakonisht i vogël në krahasim me bizneset aktive në Kosovë.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini tha se procesi i fiskalizimit në tre vjetët e fundit ka ngecur pothuajse në çdo aspekt. Mosfiskalizimi i bizneseve, sipas Shahinit, rrit ekonominë joformale dhe krijon pabarazi në treg.
“Mendoj se Administrata Tatimore e Kosovës dhe Ministria e Financave e kanë lënë anash këtë proces dhe fiskalizimi nuk mund të vazhdojë nëse nuk shtyhet nga institucionet, të cilat janë të thirrura ta luftojnë ekonominë informale dhe pabarazinë në treg”, vlerëson Shahini.
Por, Valentina Bytyçi-Sefa, thotë se bizneset që nuk pajisen me arka fiskale, gjobiten nga inspektorët në terren, veprimet e të cilëve janë shtuar kohëve të fundit. Në rast se bizneset nuk i binden kërkesës për pajise elektronike fiskale, sipas ligjit në fuqi, vlera e gjobës fillon nga 120 deri në 1000 euro. Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, Administrata ka gjobitur bizneset me më shumë se 43 mijë euro.
“Në kuadër të aktiviteteve dhe vizitave të përditshme të inspektorëve në terren, bazuar në planet e veprimit dhe planin e trajtimit të rreziqeve, ATK-ja paralajmëron me kohë bizneset për obligimin që kanë të fiskalizohen sipas Ligjit për Administratën dhe Procedurat. Përgjatë periudhës janar-mars 2019, numri i aktiviteteve të zhvilluara për arka fiskale dhe moslëshim të kuponit fiskal është 528, ndërsa si rezultat i konstatimeve janë lëshuar 227 gjoba dhe vlera e tyre është 43,500 euro”, bën të ditur ajo.
Zyrtarë qeveritarë në vazhdimësi kishin paralajmëruar luftë të pakompromis kundër ekonomisë joligjore. Ata kishin deklaruar se si pasojë e ekonomisë joligjore, janë miliona euro në vit, të cilat nuk arkëtohen në arkën e shtetit. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Çmimi i Bitcoin ra me 17.5% në humbjen më të madhe mujore që nga viti 2022

Çmimi i Bitcoin rritet përsëri ndërsa Trump promovon rezervën e kriptovalutave të SHBA-së

Furnizohu dhe ndihmo! IP Petrol – Bamirësi në lëvizje për muajin e Ramazanit

Shija e traditës dhe pastërtisë - Produkte halal për syfyre dhe iftare nga Meka Halal Food

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës