Site icon Telegrafi

Shkurte Gashi me fotosesion familjar pasi u bë nënë për herë të dytë

(Foto: Norik Uka/Instagram/shkurtegashi_)

Javë më parë, këngëtarja Shkurte Gashi është bërë nënë për herë të dytë duke sjellë në jetë një tjetër djalë.

Kron është emri i të porsalindurit, ndërsa autorja e shumë hiteve është edhe nënë e një djali tjetër të quajtur Mal.

Disa javë pasi solli në jetë fëmijën e dytë, Shkurta, partneri i saj, Albert Limani dhe dy fëmijët, kanë pozuar para fotoaparatit të Norik Ukës për një fotosesion familjar.


“Të lumtur me ardhjen tënde Kron”, është përshkrimi që ka zgjedhur këngëtarja për këtë set fotografik.

Lexo po ashtu Shkurte Gashi bëhet nënë për herë të dytë

Dueti me Bardhin, “Për ty”, është ndër realizimet e fundit muzikore të Shkurtes që u lansua në muajin e kaluar dhe ka mbledhur mbi gjashtë milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version