Është bërë e njohur për një kohë shumë të shkurtër dhe tani, Shkurte Gashi, nuk ka dyshim se është një prej këngëtareve më të pëlqyera shqiptare.

Ajo së fundmi duket se ka investuar në veturë të re, të paktën kjo lë të nënkuptohet në bazë të imazheve të fundit që ka publikuar në rrjetet sociale.


Ylli i muzikës pop folk ka publikuar në rrjetin social Instagram foto nga vetura e re e tipit "Porche" që kap vlerën e mijëra eurove.

64323799 641694656298142 6548399450660798464 n Shkurte Gashi (Foto: Instagram/shkurtegashi_)

Ajo që e bën edhe më të veçantë këngëtaren Gashi, janë performancat e saj live dhe deri më tani mbetet një prej yjeve më të angazhuara në koncerte e mbrëmje muzikore.

Shkurta po vazhdon të punojë në projekte të reja dhe shumë shpejt pritet të rikthehet para fansave të saj.

Ndërkaq, besohet se ajo është ende pa të dashur. /Telegrafi/

64562003 881674568854194 7555528496563355648 n Shkurte Gashi (Foto: Instagram/shkurtegashi_)