LAJMI I FUNDIT:

Shkurte Fejza flet për herë të parë për aksidentin e bashkëshortit: Ishte pa vetëdije

Shkurte Fejza flet për herë të parë për aksidentin e bashkëshortit: Ishte pa vetëdije

Këngëtarja e njohur e zhanrit folklorik, Shkurte Fejza, ka folur për herë të parë për bashkëshortin e saj, Hajrush Behluli, i cili javë më parë pësoi një aksident.

Fejza, deklaroi në emisionin “Show i së premtes” se kishte qenë një situatë shumë e rëndë për të, pasi në momentet e para, gjegjësisht për një orë, bashkëshorti i saj ishte pa vetëdije.

“Fillimisht ka qenë shumë e rëndë, sidomos ora e parë e fatkeqësisë, pasi Hajrushi ishte pa vetëdije. Kjo ka qenë shumë e rëndë për ne. Mirëpo, pastaj gjërat ndryshuan, sepse Hajrushit iu kthye vetëdija dhe u qetësuam pak”, deklaroi ajo në emisionin të cilin e moderaon Adelina Ismaili.


"Falë Zotit shpëtova", burri i Shkurte Fejzës flet pas aksidentit në Prizren
Lexo po ashtu "Falë Zotit shpëtova", burri i Shkurte Fejzës flet pas aksidentit në Prizren

Fejza gjithashtu potencoi se aksidenti ishte i rastësishëm, përkundër polemikave të shumta.

“Të gjithë ata që po na ndjekin, dua të theksoj se aksidenti ka qenë i rastësishëm, përkundër atmosferës së krijuar asokohe. Pastaj, të nesërmen edhe familja erdhi në spital për ta vizituar Hajrushin dhe gjithashtu kërkuan falje, pasi këto janë gjëra që ndodhin”, potencoi ajo mes tjerash.

Ndryshe, vlen të theksohet se javë më parë, hoxhë Shefqet Krasniqi kishte shkaktuar bujë në medie, pasi kritikoi këngëtaren Shkurte Fejza për mos-predikimin e fesë islame, deklaratë kjo që shkaktoi reagime nga emra të shumtë, përfshirë edhe nga vetë burri i këngëtares, Hajrush Behluli, që kritikoi hoxhë Krasniqin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Magazina
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Magazina
Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën

Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina
Kalo në kategori