Viti 2020 për pothuajse të gjitha ka qenë një nga vitet më të errëta për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Ky vit ka ‘goditur’ rëndë edhe fushën e artit, ndërsa një reagim për fundvit ka bërë edhe artistja Shkurte Fejza.


Kjo e fundit ka përshkruar vitin 2020 me gjithë sfidat që solli, e po ashtu ka uruar ndjekësit për një vit më të mirë.

Ky është postimi i plotë i Shkurte Fejzës (pa ndërhyrje):

“Vit i rëndë-vit i mbrapshtë Universi e bënë punën e vet, iku edhe ky vit. Vit i pandemisë shumë dhembje për viktima. Stres, ankth. Këtë stres e ka zbutur kujdesi mjekësor, falemnderit. Edhe pas njëzet vitesh asnjë gjurmë për njerëzit tanë të zhdukur, dhembje deri në asht. Njëzet vjet arrogance politike mbi kurrizin e këtij populli. Tallja e Europës me ne, izolim, gjykata speciale, huti , përqarje, akuzë. Lamtumirë për artistët që iikën, i dhanë shumë kulturës Pa dasma , pa gëzime, pa ekonomi- VITI ZERO. Me të gjitha këto bashkëjetuam dhe rënduan jetën tone. Ky vit shkoftë e mos u ktheftë më kurrë. Uroj të gjeni force dhe kurajo të festoni dhe të kaloni mire në familjet tuaja pranë të dashurëve tuaj Gëzuar 2021 Gjithmonë me Ju”. /Telegrafi/