LAJMI I FUNDIT:

Shkupjani nga Vardari peshkon krap me peshë prej 82 kilogramëve

Shkupjani nga Vardari peshkon krap me peshë prej 82 kilogramëve

Në lumin Vardar, afër qytetit të Velesit, Nazmi Aktashi, një i ri nga Shkupi me hobi peshkimin gjatë fundjavës, kapi krap (mustak) 2 metra dhe 10 centimetra të gjatë me peshë prej 82 kilogramëve.

Peshq të tillë ka në lumin Vardar, por ata rrallë kapen. Aktashi thotë se ishte me fat që kapi këtë lloj peshku në grepin e tij. Ai për Gazeta.mk, tha se pasi ka postuar fotografi dhe video në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka marrë oferta nga shoqata dhe individë të ndryshëm për ta blerë peshkun e tij, por që ai ka refuzuar.

Ky lloj peshku përmban shumë proteina dhe yndyrë. Peshku është i pasur me acide yndyrore, aminoacide, vitamina A, minerale (kalcium, fosfor, magnez, kalium). Ka shumë elementë të rrallë në të. Përmban kobalt, squfur, krom, jod, fluor, hekur, zink, etj.