Tualete publike ka pasur në Romën e vjetër. Nëpër qytetet e mëdha evropiane ka pasur që nga shekulli i 19-të, ndërsa kryeqyteti i Maqedonisë ende nuk i ka ato në shekullin 21, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kundërmon erë e keqe nga tualetet publike në bodrumet e Qendrës Tregtare të Qytetit në Shkup, edhe atë që nga hapi i parë përmes pragut. Ka gra që pastrojnë tualetet, ka fshisa dhe kova të mbështetura te muri i hyrjes. Por nuk ka detergjente që do të 'maskojnë' shqetësimin e qartë për këtë hapësirë: pllaka të rrënuara, dyer që nuk mbyllen, çezma të prishura, bishta cigaresh te lavamani për pastrimin e duarve dhe para se gjithash, erë e keqe. Letrat e tualetit dhe sapuni as që vjen parasysh. E njëjta gjendje është në pjesën e tualetit të grave por edhe te burat.


Tualet publik ne Shkup 2

Tualet publik ne Shkup 1

Shkupi, ndoshta është qyteti kryesor në Evropë që nuk ka tualete publike funksionale. Nga tre që u hapën para shumë viteve, njëri është rrënuar, i dyti është mbyllur, ndërsa ky i treti te QTQ-ja, do të shërbente vetëm për ndonjë person që do të kishte zor të madh.

Tualet publik ne Shkup 4

Sipas Ligjit për aktivitete komunale, përgjegjëse për mirëmbajtjen e tyre, janë komunat. Por ata me vite të tëra ose arsyetohen se nuk kanë vende të caktuara për aktivizimin e rrymës, instalimit të ujit apo kanalizimit, apo shpesh topin e hedhin te autoritetet e qytetit, shkruan MKD.

Për atë sesa i madh është problemi që nuk ka tualete publike në Shkup, tregojnë punonjësit në shitoret në zonën e qendrës tregtare, taksistët, njerëzit e moshuar dhe kalimtarë të qyteteve tjera.

Tualet publik ne Shkup 5

Në vitin 2015, kryekomunari i Shkupit, Koce Trajanovski, njoftoi se Shkupi do të ketë tualete publike moderne në disa vende, por kanë kaluar tre vite dhe kjo nuk është realizuar nga ana e tij.

Nga viti 2001, u caktua shënimi i Ditës së tualetit nga Organizata Botërore e Tualetit dhe çdo vit më 19 nëntor, tregohet qëllimi se tualetet publike nuk është pasqyrim vetëm i pastërtisë,por edhe të zhvillimit të kulturës të vetë personit. Me ketë Ditë tregohet edhe kujdesi rreth shëndetit publik dhe higjienës publike.

Tualet publik ne Shkup 3

Përndryshe, Shkupi do t'i mirëpret dy klubet gjigante futbollistike Real Madrid dhe Manchester United me këtë gjendje të turpshme të tualteteve publike, ku tifozët paraprakisht duhet të kryejnë nevojat e tyre nëpër objektet hotelierike.

Për më shumë informacione rreth gjendjes së tualetit publik në QTQ, shtyp KËTU. /Telegrafi/