LAJMI I FUNDIT:

Shkupi e shpall “të margjinalizuar” eurodeputetin bullgar, Angel Xhambaski

Shkupi e shpall “të margjinalizuar” eurodeputetin bullgar, Angel Xhambaski

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut u kërkoi të dielën autoriteteve të Bullgarisë që të distancohen nga deklaratat e “figurave politike margjinale” që morën pjesë në një manifestim të shtunën në Shkup, ku “provokuan ndjenjat kombëtare e shtetërore të popullit maqedonas”.

Angel Xhambaski, eurodeputet bullgar dhe drejtues i partisë bullgare OBRM BND (Lëvizja Popullore Bullgare) në një manifestim kushtuar 95-vjetorit të vdekjes së Mara Bunevas – një grua revolucionare bullgare, e cila, sipas politikanëve në Sofjes, ka luftuar për “çlirimin dhe bashkimin e tokave bullgare” – ka provokuar me disa mbishkrime si “Një shtet! Dy kombe”, “Maqedonia, Thrakia”, “Stop gjenocidit ndaj bullgarëve” e tjera.

“Këtu në Kalanë e Vardarit, jemi mbledhur për të nderuar bullgaren e madhe Mara Buneva dhe për t’i mbështetur vëllezërit bullgarë në Maqedoni. Le t’ua bëjmë të qartë politikanëve serbomëdhenj në pushtet se nuk do t’i lëmë të vazhdojnë politikën e gjenocidit ndaj bullgarëve të urdhëruar nga Kominterni dhe të kryer nga Maqedonia që nga 7 janari 1945. Nuk do të lejojmë vazhdimin e shkombëtarizimit të bullgarëve”, tha Xhambaski.


Autoritetet maqedonase i kanë cilësuar këto deklarata si “provokim i rëndë” që rrënojnë përpjekjet për përmirësimin e raporteve mes dy shteteve.

“Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek me shumë vëmendje deklaratat e disa figurave politike margjinale nga Bullgaria, provokimet e të cilëve vazhdojnë, pa marrë parasysh përpjekjet e dy vendeve për të ruajtur bashkëpunimin konstruktiv dhe frymën pozitive në marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve. Kërkojmë nga Sofja të distancohet nga “figurat e margjinalizuara politike”, thuhet në reagimin e MPJ-së në Shkup.

Në ceremoninë përkujtimore mori pjesë edhe deputeti bullgar dhe lideri i partisë “Rimëkëmbja”, Kostadin Kostadinov, për të cilin kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski tha se “nuk është i mirëseardhur në Maqedoninë e Veriut për shkak të provokimeve të shumta dhe deklaratave irredentiste për shtetin dhe popullin maqedonas”.

OBRM-PDUKM-ja, partia opozitare maqedonase, dënoi fjalimet e zyrtarëve bullgarë duke i quajtur “negative dhe asimiluese”.

Në reagimin e partisë thuhet se “deklaratat e tilla që mohojnë Maqedoninë janë pasojë e politikave tradhtare të Lidhjes Social-Demokrate dhe kryeministrit Dimitar Kovaçevski”.

Zhvillimet e fundit vijnë gati tre muaj pas hapjes së klubeve bullgare në Manastir dhe Ohër, që u kundërshtuan nga pala maqedonase pasi mbajnë emrat e Car Borisit të Tretë dhe Vanço Mihajlovit, personalitete bullgare që kanë luftuar për bashkimin e territoreve të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.

Maqedonia e Veriut ka intensifikuar debatin mbi nevojën e ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e kushtetutës maqedonase, pikë që është e përfshirë në marrëveshjen mes dy vendeve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për gjuhën, identitetin dhe aspektet historike.

Ndryshimet kushtetuese janë kusht për vazhdimin e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, pasi në të kundërtën Bullgaria, si vend anëtar i BE-së, mund të bllokojë bisedimet, ashtu siç kishte bërë në nëntor të vitit 2020 kur vendosi veton./REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori