LAJMI I FUNDIT:

Shkupi dhe Sarajeva nënshkruajnë “marrëveshje për vllazërim”

Shkupi dhe Sarajeva nënshkruajnë “marrëveshje për vllazërim”

Kryetarët e Bashkive të Shkupit dhe të Sarajevës, Petre Shilegov dhe Abdullah Skaka, sot nënshkruan “marrëveshje për vëllazërim”.

Shilegov pas nënshkrimit th se kjo marrëveshje paraqet kurorëzim të një procesi i cili zhvillohej gjatë një viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shprehu falënderim edhe për ambasadoren e BeH-së në Maqedoni, Lepa Babiq e cila ka investuar shumë në këtë proces.


“Mund të realizojmë bashkëpunim serioz pasi që edhe Shkupi edhe Sarajeva kanë probleme të njëjta apo të ngjashme si ndotja, urbanizmi, infrastruktura,… Tashmë e kemi inicuar një marrëveshje për këmbimin e përvojave midis ndërmarrjeve publike për transport të Shkupit dhe të Sarajevës në pjesën e eksploatimit të teleferikëve, këmbimit të përvojave në komunikacion”, potencoi Shilegov.

Kryebashkiaku Skaka i dëshiroi punë të suksesshme Shilegovit dhe theksoi se ky është fillim i ri për bashkëpunim midis Sarajevës dhe Shkupit.

Ai potencoi se Shkupi është qyteti i parë i ish – Jugosllavisë me të cilin vëllazërohen dhe shtoi se edhe Shkupi edhe Sarajeva e kultivojnë multietnicitetin. Në nënshkrimin e Marrëveshjes mori pjesë një delegacion nga Sarajeva dhe këshilltarë të të dyja qyteteve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori