LAJMI I FUNDIT:

Shkup, të dehurit do të fitojnë kupona për taksi pa pagesë

Shkup, të dehurit do të fitojnë kupona për taksi pa pagesë

Bashkia e Shkupit, Këshilli Republikan për Siguri në Trafik, Lidhja Automoto e Maqedonisë dhe 30 restorante në Shkup kanë filluar fushatën “I vozisim përgjegjësit”, me të cilën do të motivojnë shoferët të mos vozisin të dehur.

Me këtë fushatë parashihet që për çdo shofer që është i dehur, t’i dhurohet kuponë për të porositur taksi dhe të mos vozit makinën në gjendje të dehur.

Mysafirët në restorantet që kanë nënshkruar marrëveshje do të fitojnë vauçer prej 100 denarëve për të marrë taksi, ndërsa paratë të cilat do t’i marrin të dehurit do të sigurohen nga vetë restorantet, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Numri i të dehurve në Shkup është shqetësues. Para disa javëve madje 500 shoferë janë kapur duke vozitur nën ndikimin e alkoolit. Me këtë numër nuk është e çudirshme që jemi të fundit në listë për siguri në komunikacion. Gjithë kjo fushatë është për të ngritur vetëdijen tek qytetarët që të vozisin me kujdes”, tha kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov.

Ndërsa zëdhënësja e LAMM, Rosana Jankov, tha se Maqedonia me këtë fushatë futet në vendet që kanë nisur fushatën globale për siguri në komunikacion dhe uljen e numrit të viktimave nga aksidentet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori