LAJMI I FUNDIT:

Shkup, seanca gjyqësore për rastet “Titanik” dhe “TNT”

Shkup, seanca gjyqësore për rastet “Titanik” dhe “TNT”

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë caktuar seanca të reja gjyqësore për lëndët “Titanik” dhe “TNT”, të cilat nga PSP-ja i ka ndërmarrë në kompetencë dhe veprim të mëtutjeshëm Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut.

Rasti “Titanik” gjendet në procedurë dëshmuese dhe e zhvillon gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Lile Stefanova. Në seancën e fundit u morë në pyetje dëshmitarja Jadranka Galevska, ish-shefe e Sektorit për punë juridike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përveç ish-kryeministrit Gruevski në rastin “Titanik” janë të akuzuar edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.


Ata dyshohen për bashkim kriminel, shkelje të së drejtës votuese, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.

Lëndën “TNT” e zhvillon gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Burim Rustemi.

Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe merren në pyetje dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja,

Në lëndën “TNT”, e cila ka të bëjë me rrëzimin e kompleksit afarist-banesor “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canoski, mes të akuzuarve janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, si dhe ish kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Sipas akuzës së PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë bërë vepër penale nga urrejtja politike me rrëzimin e kompleksit “Kosmos” të Fijat Canoskit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori