Shkup, procesi i blerjes së autobusëve ekologjik është pranë përfundimit

Zëdhënësja e Ndërmarrjes publike transportuese të Shkupit, Despina Trajkovska - Dimova thotë se procesi i blerjes së 40 autobusve me gaz është në fazën përfundimtare.
Sipas saj, pritet që institucioni ndërkombëtar kreditor të miratojë kredinë për blerjen e autobusëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dimova thekson se menjëherë pas blerjes së autobusëve, të vjetrit do të hiqen nga shfrytëzimi.
Bashkia e Shkupit vlerëson se autobusët e rinj do të ndihmojnë në tejkalimin e problemit me ndotjen e ajrit në kryeqytet./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/10/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































