LAJMI I FUNDIT:

Shkup, mbi 1300 kërkesa për subvencione për blerjen e biçikletave

Shkup, mbi 1300 kërkesa për subvencione për blerjen e biçikletave

Deri në ditën e djeshme në sportelet e Bashkisë së Shkupit janë dorëzuar mbi 1300 kërkesa për subvencione për blerjen e biçikletave, që sipas bashkisë, do të thotë rritje të interesit të qytetarëve për kompensim të një pjese të harxhimeve.

Mjetet që Bashkia e Shkupit do t’i subvencionojë janë 50 për qind të vlerës së biçikletës, por jo më shumë se 3 mijë denarë për person, si dhe 50 për qind të vlerës së biçikletës së adaptuar për personat me nevoja të veçanta, por jo më shumë se 90 mijë denarë për person, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për subvencionimin për blerjen e biçikletave në buxhetin e Bashkisë së Shkupit janë ndarë 10 milionë denarë, prej të cilave 9 milionë janë paraparë për subvencione për biçikleta, ndërsa një milionë për subvencionim të biçikletave të adaptuara për personat me nevoja të veçanta.


Thirrja publike për subvencionim të biçikletave realizohet sipas parimit “kush vjen i pari, i pari shërbehet”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori