LAJMI I FUNDIT:

Shkup, evidentohen 180 persona të pastrehë

Shkup, evidentohen 180 persona të pastrehë

“Në territorin e Shkupit janë 180 persona të pastrehë, sipas bazës së të dhënave të Kryqit të Kuq. Në bazë ditore shërbimet e pikës për persona të pastrehë në Momin Potok i shfrytëzojnë 50 persona”. Këtë e deklaroi sot sekretarja e Kryqit të Kuq – të Qytetit të Shkupit, Suzana Tuneva Konevska, me rastin e Ditës Botërore të të Pastrehëve.

“Një institucion i tillë i nevojitet qytetit për arsye se ky grup i personave të margjinalizuar, të cilët për shkaqe të ndryshme janë të pastrehë ndodhen në situatë të rrezikut të madh dhe të gjitha serviset sociale të cilat kjo pikë ua ofron dedikohen për përmirësimin e jetës së tyre”, tha Tuneva-Konevskak, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë pikë dy herë në javë personat e pastrehë munden tërësisht të kujdesen për higjienën e tyre, të marrin veshje, ushqim të ngrohtë, këshillë nga mjeku, mbështetje psiko-sociale dhe ndihmë juridike.


“Ka vetëdije të madhe për mbështetjen e kësaj pike nga qytetarët, numri i personave, të cilët dhurojnë ushqim, veshje dhe barëra nga dita në ditë është gjithnjë e më i madh. Të premten rregullisht vijnë gra, të cilat dëshirojnë specialitetet e tyre të përgatitura në shtëpi t’i ndajnë me këta persona”, shtoi Tuneva-Konevska.

Ajo shtoi se është rritur edhe numri i shërbimeve patrulluese sociale, ndërsa ka edhe plotësim të shërbimeve mjekësore.

Dhjetë persona në tetë vitet e kaluara, aq sa punon pika janë punësuar dhe kujdesen për veten./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit

Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Digjet një diskotekë në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Digjet një diskotekë në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Kronika e Zezë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Kalo në kategori