Ambasada Amerikane në Shkup në web-faqen e saj ka paralajmëruar shtetasit amerikanë për protestat e sotme, të cilat janë planifikuar të fillojnë në orën 19:00.

Në njoftimin e Ambasadës thuhet që shtetasit amerikanë të mos lëvizin para Kuvendit të Maqedonisë, si dhe të shmanget sheshi "Maqedonia" në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.


"Grupe të ndryshme kanë qëllim që të kundërshtojnë referendumin për marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë, i cili do të mbahet të dielën më 30 shtator. Në mënyrë spontane, protesta të paparalajmëruara mund të ndodhin edhe në lokacione tjera në Shkup dhe qytete tjera. Personeli i qeverisë amerikane këshillon që të shmanget çdo pjesë ku mund të ketë protestues", thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-ve./Telegrafi/