Nga përfundimi i sezonit të verës veçanërisht nga shkuarja e bashkatdhetarëve në masë të madhe kanë rënë blerjet në Kosovë. Bizneset thonë se një gjë e tillë është vërejtur që nga kthimi i bashkatdhetarëve në vendet e tyre ku jetojnë.
Ata konsiderojnë se ditëve të fundit kanë rënë blerjet për 70 për qind, për çka vlerësojnë se diaspora po e mban ‘gjallë’ Kosovën. Kthimi i tyre po vërehet edhe nga qytetarët, të cilët shprehen se rrugët tashmë janë boshe dhe gjithçka duket më e zbehtë.
Pronari i një dyqani në Vushtrri, Avni Dushi, thotë se nga fillimi i këtij muaji vërehet dukshëm rënia e fluksit të mërgimtarëve, derisa shton se ka edhe rënie të punës për rreth 80 për qind.
“Mirë ka qenë kjo sezone, ka qenë pak e shkurt, mirëpo kur po vinë mërgimtarët po e ngjallin. Pa ata nuk kemi të gjallë në Kosovë, tash ka rënie për rreth 80 për qind të punës, nëse vazhdon me këtë trend, nuk do me mbet askush”, thotë Dushi.
Edhe shitësi i cigareve, Jeton Pantina, pohon se nga shkuarja e mërgimtareve ka rënie të shtijës për rreth 50 për qind.
“Ka rënie tash 50 për qind prej që janë shkuar mërgimtarët prej 1 shtatori. Ata e mbajnë vendin, 50 për qind kemi punë më shumë, ata i kanë paratë e gatshme”, thotë Pantina.
Po ashtu, edhe shitësi me produkte vendore, Haki Pllana thotë se nga shtatori ka rënie të shitjes për rreth 50 për qind.
“Shtija ka rënë shumë, por sërish ka pak shitje… Por, krahasim me qysh ka pas, nuk ka, për nja 50 për qind ka rënë shitja… Gjithmonë kanë thënë se është infuzion i Kosovës, dhe do të jetë”, thotë Pllana.
Për kontributin e madh të diasporës flasin edhe qytetarët.
Qytetari, Rexhep Krasniqi thotë se me ardhjen e diasporës gjallërohet edhe vendi.
“Ka rënë shitja, tash s’ka më. Shumë më pak, pa pare ku me hy. Shikova në dyqan, por s’ka pare. Si vinë ata, ne këndellemi menjëherë, ndërkaq si të shkojnë, ndoshta me vdekë jo, veç si afër”, thotë Krasniqi.
Edhe qytetari, Mahmut Qirezi thotë se ardhja e diasporës e rrit ekonominë e vendit.
“Puna ka rënë shumë bile. Nëse kjo çështja e mërgimtarëve, është e përkohshme, nëse struktura jonë politike nuk angazhohen për zhvillimin e vendit është e kotë. Kur të vinë ata, me siguri i japin shtytje vendit. Ka pas shumë gjallëri, tash qyteti është shumë i zbehtë, prej që kanë shkuar mërgimtarët, sa kanë qenë ata ka qenë një gjallëri e ndjeshme. Ata të ardhurat i kanë lënë këtu”, Qirezi.
Se vërehet dukshëm mungesa e mërgimtarëve në vend, e thotë edhe qytetari, Skënder Shahini.
“Tjetër ka qenë qyteti kur kanë qenë mërgimtarët, tjetër tash, ka rënë çdo gjë…Ata japin shtytje vendit shumë bile… Tash nuk ka as shumë njerëz në qytet, ata kanë gjallëruar gjithë vendin”, thotë Shahini.
Ndërkaq, njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj thotë për kp se e vetmja mundësi që sjell më shumë të ardhura në vend, është diaspora, porse sipas tij, fuqia ekonomike që po sjellin mërgimtarët nuk po kthehet në investime të duhura.
“E vetmja mundësi na ka mbet diaspora. Në këtë drejtim për fat të mirë i kemi dy ardhje, edhe në sezonin e verës dhe atë të dimrit. Por, duhet të kemi të qartë se diaspora të vetmin ndikim që e ka, është te pjesa tregtisë, në ahengje, po ashtu edhe tek pandashmëritë, por që kanë një efekt të vetin. Për fat jo të mirë ende atë fuqi ekonomike që ka diaspora nuk po dimë të kthejmë në investime që do ishin të mirëseardhura për ekonominë e vendit.. Zakonisht në shtator, tetor deri në nëntor, ka ulje të aktiviteteve, sidomos tek qendrat tregtare. Ne duhet të vlerësojmë ardhjen e diasporës, sepse është infuzion ekonomik pa dyshim”, thotë Kadriaj.
Bashkatdhetarët përveç remitencave, kontribuojnë edhe me shpenzimet e tyre gjatë vizitave në Kosovë në pushimet verore dhe gjatë festave në dimër.
Ndërsa, vlera remitencave në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka arritur 635 milionë euro, që paraqet rritje prej 13 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.
Deri tash dërgesat e shumta nga diaspora nuk është që janë kanalizuar në investime, pasi shpesh institucionet janë fajësuar se nuk krijuan kushte dhe ofertë të veçantë për tërheqjen e investitorëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Çmimi i inputeve në bujqësi më i ulët në 2024 se sa në 2023

Fitore e madhe për industrinë e kriptovalutave – SEC do ta heqë padinë ndaj Coinbase

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit