LAJMI I FUNDIT:

Shkuan në Iowa për trajnim por mbeten të izoluar shkaku i COVID-19, dy ushtarët e FSK-së tani po ndihmojnë në luftimin e pandemisë

Shkuan në Iowa për trajnim por mbeten të izoluar shkaku i COVID-19, dy ushtarët e FSK-së tani po ndihmojnë në luftimin e pandemisë

Virusi COVID-19 i cili ka prekur pothuajse të gjitha vendet e botës, ka bërë që shumë njerëz të cilit ishin larg shtëpive të tyre për çështje pune, të mos mund të kthehen.

Me një gjë të tillë janë përballur edhe dy pjesëtarë të FSK-së, të cilët kishin shkuar për një trajnim në Iowa të Amerikës, dhe kanë ngecur atje për shkak të izolimit nga pandemia COVID-19.

Kështu ka njoftuar Garda Kombëtare e Iowas, përmes një video të shpërndarë.


Por pavarësisht izolimit, Hyjnor Lajqi pjesëtar i FSK-së, thotë se gjërat që i ka mësuar nga trajnimi është duke i praktikuar.

“Arsyeja pse unë jam këtu është sepse unë isha pjesë e kursit për mekanik në kampin “Dodge”. Arsyeja pse po vazhdoj të qëndroj edhe pak këtu është shkaku i pandemisë COVID-19. Po mësoj gjëra të reja dhe po i praktikoj ato që i kam mësuar nga ky kurs”, ka thënë Lajqi, shkruan Telegrafi.

Ai ka shtuar se nuk ka pasur probleme me ushtrat amerikanë.

“Për mua është pozitive të punoj me forcat ushtarake amerikane, ishte sikur po punoj me ushtarët e Kosovës, nuk kam pasur ndonjë problem me ta ose keqkuptime”, ka thënë Lajqi.

Lidhur me këtë ka shkruar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili tha se dy ushtarët e Kosovës pavarësisht që kanë mbetur atje, duket se e kanë gjetur veten shumë mirë atje dhe po ndihmojnë forcat amerikane në luftimin e pandemisë.

“Miqësia dhe partneriteti strategjik mes Kosovës dhe ShBA-së janë të shenjta. Krenar me angazhimin e dy ushtarëve të FSK-së dhe kontributin e tyre, të cilët pasi përfunduan trajnimin në mars të këtij viti në “Camp Dodge”, për shkak të pamundësisë së udhëtimit si rrjedhojë e pandemisë, vazhduan të qëndrojnë në mbështetje të Gardës Kombëtare të Iowa-s për ta menaxhuar situatën e krijuar nga COVID-19”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori