LAJMI I FUNDIT:

“Shkrumb e hi”, pamje nga fabrika e mjedrës që u dogj në Podujevë

“Shkrumb e hi”, pamje nga fabrika e mjedrës që u dogj në Podujevë

Të dielën rreth orës 11:00 fabrika “Kastrati sh.p.k” që merrej me përpunimin e mjedrave në fshatin Kërpimeh të Podujevës, është përfshirë nga zjarri.

Lidhur me rastin nga Policia e Kosovës bënë të ditur se përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.

Pronari i kësaj fabrike, Valon Kastrati në një prononcim për Telegrafin ka bërë të ditur se shkaktar i zjarrit ka qenë rryma.


Flet pronari i fabrikës që u dogj në Podujevë: Shkaktar është rryma, vlera e dëmit rreth 3 milionë euro
Lexo po ashtu Flet pronari i fabrikës që u dogj në Podujevë: Shkaktar është rryma, vlera e dëmit rreth 3 milionë euro

Ai ka thënë se vlera e dëmit të shkaktuar është diku mbi 3 milionë euro.

“Shkaktarë është rryma, vlera e dëmit është diku rreth 3 milionë euro. Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Zjarri nuk është shuar ende”, ka thënë Kastrati.

Ai ka treguar se në këtë fabrikë kanë qenë të punësuar 22 punëtorë të rregullt dhe mbi 100 punëtorë sezonal.

Së fundmi në rrjetet sociale janë publikuar edhe fotografitë pas shuarjes së zjarrit, ku shihet se fabrika në fjalë është bërë shkrumb e hi.

“Dëme të konsiderueshme materiale” - policia deklarohet rreth djegies së fabrikës në Podujevë
Lexo po ashtu “Dëme të konsiderueshme materiale” - policia deklarohet rreth djegies së fabrikës në Podujevë

Kjo fabrikë është thënë se ishte shumë e rëndësishme për industrinë e mjedrës në Kosovë e veçanërisht për fermerët e mjedrës, ku çdo vit ka eksportuar mbi 300 t mjedër të grumbulluar nga qindra fermer llapjan, të cilët kanë siguruar ekzistencën prej kësaj fabrike. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori