“Le Siècle” ka botuar, të dielën e 27 qershorit 1880, në faqen e dytë, shkrimin e gazetës austriake “Neue Freie Presse” në lidhje me organizimin e brendshëm të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe dy misionet e saj. Shkrimi është si më poshtë:
“Neue Freie Presse boton një shkresë të marrë nga Shkodra, të datës 23 qershor, e cila jep detajet e mëposhtme për Lidhjen Shqiptare:
‘Komiteti i Lidhjes përbëhet nga 14 myslimanë dhe 8 të krishterë. Një komision prej katërtë krishterësh dhe katër myslimanësh kujdeset për çështjet administrative dhe financiare. Disa ditë më parë, Lidhja vendosi të mbledhë taksat dhe një kontribut të një të dhjetën. Në këtë mënyrë, qeveria turke humbi autoritetin e vetëm që i kishte mbetur në Shqipëri.
Lidhja i ka vendosur vetes dy detyra: së pari të parandalojë që asnjë pjesë e territorit shqiptar të mos i nënshtrohet Malit të Zi, pastaj të bëjë Shqipërinë një provincë autonome. Të krishterët ndryshojnë nga myslimanët vetëm në kërkesën që Shqipëria të ndahet plotësisht nga Turqia. Myslimanët janë të prirur të njohin sovranitetin e sulltanit.
Porta ka vetëm 5,000 ushtarë në Shqipëri, gjë që e bën fuqinë e guvernatorit, Izet Pasha thjesht fiktive. Përkundrazi, Lidhja kuvendon rregullisht, bën rezoluta, nxjerr dekrete dhe ka në dispozicion 6,000 shqiptarë dhe 1,100 mirditorë të mbledhur në Tuz, të komanduar nga Hodo Beu për myslimanët dhe nga Prenk Pashai (Prenk Bib Doda) për të krishterët.
Në thirrje të parë, 25,000 burra mund të mblidhen në Tuz.
Lajmi se fuqitë i dorëzuan Malit të Zi territorin midis Bunës dhe liqenit të Shkodrës ngjalli indinjatën më të madhe. Lidhja mbajti një kuvend dhe vendosi të luftojë deri në njeriun e fundit.
Lajmi se Italia nxit këto popullata është i rremë. Përkundrazi, françeskanët dhe jezuitët kanë bërë propagandë për Austrinë ndoshta me iniciativën e tyre.” /Darsiani/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi