Janë doza e përsosur ditore e ëmbëlsirave!

Ju nuk do të jeni në gjendje t'u rezistoni atyre! – transmeton Telegrafi.


Përbërësit:- 200 g fruta të thata (hurma dhe kajsi),- 100 g bajame/lajthi,- pak kripë,- 2 lugë çaji kanellë,- 2 lugë gjelle vaj kokosi,- 50 g fjolla tërshëre,- 20 g fara kungulli- 20 g manaferra.Përgatitja:

Hurmat dhe kajsitë për pak kohë zhytni në ujë të ngrohtë.

Hidhni hurmat e kulluara dhe kajsitë, bajamet dhe lajthitë në procesorin e ushqimit dhe përzieni shkurtimisht.

Shtoni kripën, kanellën, vajin e kokosit dhe fjollat e tërshërës dhe përzieni sërish.

Vendoseni përzierjen në një sipërfaqe të lyer me yndyrë dhe formoni një katror me duar, hidhni sipër manaferrat dhe farat e kungullit.

Vendoseni në frigorifer për t'u forcuar dhe kur të ftohen pritni në shkopinj. /Telegrafi/