Nxënësit e arsimit profesional edhe këtë vit shkollor po përballen me hallet e vjetra, mungesën e librave për lëndët profesionale.
Nxënësit e shkollës profesionale “Vllado Tasevski” në Shkup thanë për Alsat se çdo orë bëhet më e vështirë për shkak të marrjes së shënimeve me shkrim duke transkriptuar fjalët e mësimdhënësve, duke ndikuar edhe në humbjen e vullnetit për mësim.
“Tashmë prej katër vjetësh s’ka libra, kemi marrë shënime nga profesorët. Kemi hulumtuar edhe prej në internet. Për ne do të ishte shumë lehtësim ta kishim librin”, tha një nxënëse.
“Është shumë e vështirë të mos kemi libra gjatë procesit të mësimit. Shënojmë, i marrim shënimet, hulumtojmë edhe në internet. Te ne nxënësit, mungesa e librave e humb edhe vullnetin për mësim”, shtoi një nxënëse tjetër.
Profesori Uran Tuda tha se mungesa e teksteve profesionale i detyron të shfrytëzojnë librat e vjetër ose të huazojnë apo edhe të përkthejnë nga interneti.
“Ne kemi disa libra nga programet e vjetra të cilat kryesisht, kanë pjesë të librave që përputhen me programet aktuale dhe momentalisht ne e shfrytëzojmë atë literaturë edhe pse ajo, unë konsideroj se nuk është aq adekuate për mësim sepse ka disa libra që janë voluminozë por megjithatë për momentin ky është ai tejkalimi i situatës pa libra. Kryesisht përdorim edhe teknologjinë, unë e praktikoj shumë përmes pojektorit, burimeve të internetit që janë të konfirmuara dhe kështu e plotësojmë hapsirën e mësimit”, Uran Tuda, mësimdhënës, shkolla profesionale “Vllado Tasevski”.
Nga Qendra për arsim profesional thonë se vetëm gjatë vitit 2021 kanë dhënë 141 mendime pozitive për tekstet profesionle të të gjitha profileve dhe ato i janë rikthyer Shërbimit pedagogjik i cili duhet të vijojë procedurën e botimit të këtyre librave.
“Sivjet, gjithashtu është duke u punuar në atë koncept dhe deri më tani janë dhënë 40 mendime për 40 tituj. Ndërkohë, janë duke u punuar edhe diku rreth 60 apo 70 libra të tjerë….. Ashtu siç na vijnë nga Shërbimi pedagogjik ne jemi të obliguar që t’i japim vendime, mendime me një fjalë se a i plotëson një libër kushtet për t’u botuar ose jo. Këtu, janë librat në gjuhën maqedone dhe shqipe? Kryekëput, në bazë të ligjit janë në gjuhën maqedone, më pas duhet të përkthehen edhe në gjuhën shqipe”, , tha Sherif Miftari, Qendra për arsim profesional.
Ministri i Arsimit pati paralajmëruar se librat do të ishin të dosponueshëm që përpara procesit mësimor, megjithatë gjendja faktike tregon të kundërtën. /Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vuçiqit i ‘dhemb’ aleanca Kosovë – Shqipëri – Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

Maliqi: PDK dhe LDK po ia lënë njëra-tjetrës fajin për koalicion të mundshëm me Kurtin

“Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë”, Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

Vuçiqit i 'dhemb' aleanca Kosovë - Shqipëri - Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Postimi i Hotit që nxiti reagime, çka po ndodh në LDK?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn