Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ditë më parë ka bërë të ditur shtyrjen e vitit shkollor më 14 shtator për shkak të situatës me COVID-19 në vend, por vendimi nuk është mirëpritur nga drejtorët e shkollave private në vend.
Ardian Hoxha nga American School of Kosova ka thënë për Telegrafin se për dallim nga shkollat publike, shkollat private janë të përgatitura për fillimin e vitit të ri shkollor, më 1 shtator.
Ai tregoi se drejtorët e shkollave private në vend e kanë pasur një takim me ministrin e Arsimit, Ramë Likaj ku i kanë shpalosur kërkesat e tyre për fillimin e mësimit, mirëpo nuk kanë marr asnjë përgjigje nga ta.
“Më 11 gusht jemi takuar me ministrin Likaj, disa kërkesa tona kanë qenë në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor në kohë, ku kemi thënë se shkollat private kanë hapësirë më shumë, staf më shumë, resurse, rregull dhe disiplinë më shumë. Jemi të gatshëm me menaxhu më mirë mbarëvajtjen. Kemi kërkuar që të vendosim ne se kur të jetë koha e përshtatshme për të filluar. Jemi vet në punë këtu dhe fëmijët i kam në këtë shkollë. Mirëpo në lidhje me kërkesat tona, ministria nuk na kthyer përgjigje”, tha ai.
Më tej, Hoxha u shpreh se edhe nxënësit edhe prindërit me shumë entuziazëm e kanë pritur datën 1 shtator për fillimin e vitit shkollor.
Siç tha ai, vendimi i MASH-it nuk është i duhuri për shkollat private, pasi sipas tij nuk duhet të trajtohen të gjitha shkollat njëjtë kur ka shkolla që plotësojnë të gjitha kushtet për të vazhduar mësimin në mënyrë të rregullt.
“Vendimi i MASH-it që viti shkollor të filloj më 14 shtator nuk është mirëpritur nga ana ime. Edhe nxënësit edhe prindërit me shumë entuziazëm e kanë prit datën 1 shtator për fillimin e vitit shkollor. Nuk duhet të trajtohen të gjitha shkollat njëjtë, kur ka shkolla që i plotësojnë të gjitha kushtet për të vazhduar mësimin”, ka thënë Hoxha.
Edhe themeluesi i shkollës finlandeze, Alejtin Berisha për Telegrafin tregoi pakënaqësinë e tij për vendimin e MASH-it.
Berisha theksoi se shkolla e tij i plotëson të gjitha kushtet që mësimi të fillojë më 1 shtator.
Siç u shpreh ai vendimi i MASH-it ka qenë befasues.
“Ne kemi qenë të përgatitur të fillojmë mësimin më 1 shtator. Si shkollë private kemi klasë me jo më shumë se 10 nxënës. Ju kemi përmbajtur të gjitha rekomandimeve të IKSHPK-së dhe OBSH-së për fillimin normal të vitit shkollor. Ka qenë befasuese vendimi i MASH-it. Jemi duke e respektuar vendimin e MASH-it, por presim eventualisht nëse ka ndonjë ndryshim për shkollat private”, tha ndër të tjera ai.
Ndërsa, Virtyti, prind i një nxënësi në shkollën franceze në Prishtinë tha se vendimi i MASH-it për fillimin e vitit shkollor më 14 shtator për shkollat private është i panevojshëm, pasi siç tha ai këto shkolla i plotësojnë të gjitha kushtet që mësimi të fillojë më 1 shtator.
“Në shkollën e fëmijëve të mi, ata sivjet futen në një objekt të ri. Klasat janë me pak nxënës. Konsiderojmë se është e panevojshme me bo një vendim të tillë”, ka thënë ai.
Ndërkaq, Telegrafi është munduar të kontaktojë zyrtarë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës lidhur me këtë çështje, por të njëjtit nuk janë përgjigjur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës