Shkolla e Mesme e Mjekësisë "Elena Gjika" në Ferizaj Kampion i trefishtë në dhënien e ndihmës së parë

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, gjatë së mërkurës ka pritur në takim drejtuesit, profesorët dhe nxënës të shkollës së Mesme të Mjekësisë "Elena Gjika" në Ferizaj të cilët janë shpallu kampion në garën për dhënien e ndihmës së parë të organizuar nga Kryqi i Kuq i Kosovës.
Kryetari Aliu, ka thënë se stafin e kësaj shkolle e ka pritur në takim sëbashku me drejtuesit e Kryqit të Kuq në Ferizaj.
“Kjo shkollë në garën e organizuar nga Kryqi i Kuq i Kosovës në tri nivele: komunal, rajonal dhe kombëtar për ndihmën e parë, zunë vendin e parë, duke u shpallur kampion i trefishtë që dëshmon për përgatitjen profesionale, përkushtimin dhe bashkëpunimin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë "Elena Gjika" në Ferizaj në fushën e edukimit e veprimit për dhënien e ndihmës së parë. Përgëzova pjesëmarrësit në garë, duke i ofruar gjithë mbështetjen tonë për këtë sukses që lartëson Ferizajn”, ka thënë Aliu./Telegrafi/





















































