Qetësia ishte “zilja” e kësaj shkolle. Ajo “zhurmonte” ngado. Gjithçka të jepte përshtypjen e një objekti të qetë, të pastër dhe me shumë pak lëvizje.
Ky objekt ndodhet në qytetin e Prizrenit. Quhet Qendra Burimore ‘Nënë Tereza’, ndërsa shërben për nxënësit me aftësi të kufizuara në të dëgjuar dhe folur. Themelimi i kësaj qendre për herë të parë është bërë në vitin 1950, në qytetin e Mitrovicës.
Maturanti i kësaj shkolle, 18-vjeçari Meriton Shehu, thotë se ka pas fatin të jetë nxënës në këtë shkollë.
“Profesionin e zdrukthëtarisë e kam zgjedhur vet. Me ndihmën e profesorit e kam arritur këtë nivel”, thotë për Telegrafin ky djalosh me shumë ambicie për jetën.
Ndryshe nga shoku i tij, Egzon Ibishi vjen nga komuna e Vushtrrisë. Ai është 19-vjeçar. Në fillim atë e kishin dërguar në shkollën e Mitrovicës.
“Kam humbur shumë në Mitrovicë. Me ndihmën e profesorëve kam ardhur këtu. Jam shumë i kënaqur. Kam ndjenja të përziera kur e di se do të ndahem nga kjo shkollë. Kam dëshirë që të vazhdoj të punoj si zdrukthëtar në qytetin e lindjes”, thotë ai.
Profesori i tyre, Berat Shaqiri, ka 23 vite që punon në këtë qendër. Ai jep lëndën profesionale të zdrukthëtarisë.
“Këta kanë talente për këtë profesion , por edhe për zanatet tjera. Mundohemi që ata të jenë të pavarur dhe të gatshëm për jetë”, thotë Shaqiri, duke treguar me krenari se dy nga nxënësit e tij punojnë në një kompani në qytetin e Prizrenit dhe se paguhen më mirë se ai.
Drejtori i Qendrës, Yrmet Shabani, shprehet se Qendra Burimore ‘Nënë Tereza’ është shkolla e vetme në Kosovë që bënë arsimimin,edukimin dhe rehabilitimin e fëmijëve më aftësi të kufizuar dëgjimi dhe në të folur. Kjo qendër nuk ka të bëjë me Drejtorinë Komunale të Arsimit, por me Ministrinë e Arsimit dhe qendrat tjera në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë.
“Kjo shkollë prezanton një model bashkëkohor të shkollimit. Ajo është e ndarë në: Çerdhe të integruar – niveli parafillor përgatitor; Shkolla Fillore – cikli i ultë I-V; Shkolla e Mesme e Ultë – cikli VI-IX; Shkolla e Mesme Profesionale – cikli X-XII; Konvikti me kapacitet deri 100 nxënës; Kuzhina…”, tha Shabani.
Sipas tij, kjo qendër ka një staf prej 54 personave. Ndërsa, mësimi zhvillohet në gjashtë orë të plota, e pasditja përmbushet me aktivitete tjera.
“Përpos procesit arsimor që zhvillohet paradite, është edhe procesi edukativ i pasdites. Tek stafi përfshihen edhe motrat medicinave, që janë 24 orë në kujdes të këtyre fëmijëve. Kemi ekonomistin, dy interpretues, punëtorë socialë, 21 mësimdhënës, edukatorë, infermierë, staf teknik dhe logopedin që është mësues udhëtues, meqë viziton nxënësit nëpër shkollat tjera të Kosovës”, thekson drejtori i cili tregon se brenda kësaj qendre janë edhe ekipet e ndryshme punuese dhe ekipi vlerësues.
“Planprogrami është i reduktuar që t’i përshtatet kësaj kategorie. Me fëmijët që mendojmë se kanë nevoja dhe specifika më të veçanta, punojmë me plane individuale”, u shpreh ai, duke shtuar se për secilin nxënës që ka nevojë për plan individual, ekziston ekipi vlerësues.
Shabani thotë se këta fëmijë kanë një talent të jashtëzakonshëm ambicie, vullnet, inteligjencë dhe prirje.
“Në Turqi kemi zënë vendin e parë në vallëzim. Gjithashtu edhe në sport kanë korrur rezultate të mëdha”, shprehet drejtori, duke u ndjerë optimist se ata do të kenë siguri në të ardhmen.
Programi mësimor fillon në mëngjes e zgjat deri në orën 16:00 kur fillojnë aktivitetet e lira.
“Aktiviteti i informatikës është i fokusuar pasdite, gjithashtu edhe sporti. Janë gjithsej 15 klasë. Në një klasë mund të ketë deri në gjashtë nxënës”, shprehet Shabani. “Kapacitetet e Konviktit dhe Qendrës janë për mbi 100 nxënës, mirëpo për momentin i kemi 80 nxënës. Ky numër vazhdimisht ndryshon”.
Në objektin e kësaj qendre është edhe zyra mbështetëse. Profesori i kësaj qendre, Mazllum Karamani, thotë se aty bëhet përgatitja e materialit për mjete mësimore dhe didaktike.
“Ato përshtaten me inteligjencën e fëmijëve. Kemi dy psikologë; unë jam profesor defektolog. E kemi ekipin vlerësues prej pesë anëtarëve. Na duhet edhe një pediatër”, tha ai, duke treguar se janë në lëvizje në mbarë territorin e Republikës së Kosovës.
Salih Nuhiu është interpretues. Sipas tij, ata shumicën e punës e bëjnë në terren, ndërsa për këtë aktivitet kanë mangësi në automjete.
“Mbështesim fëmijët me nevoja të veçanta. E, me një automjet e mbulojmë gjithë Kosovën”, tha ai.
Mësuesja Shyqrie Bytyci kishte filluar mësimin me dy nxënëset e veta. Ajo ka 24 vite përvojë pune në këtë qendër.
“Inteligjenca e nxënësve është e lartë. Ata nuk kanë problem tjetër përveç në dëgjim dhe në të folur”, tha ajo.
Edhe arsimtarja e matematikës, Nerdie Tamniku, gjatë vizitës së Telegrafit ishte në orë mësimi.
“Janë pesë nxënës në këtë klasë”, tha ajo, duke u ngutur që të mos i iknin minutat e mësimit.
Ndërsa, nxënësja Blerina Thaçi, me ndihmën e interpretuesit tregon se lënda i duket pak e vështirë. Megjithatë, ajo është nxënëse e shkëlqyer. Ndërsa, “problemi” i vetëm i saj, siç thotë ajo, është ky: “Më merr malli për prindërit, por këtu kam shoqëri”.
Në oborrin e kësaj qendre ishte një tjetër objekt që shërbente si çerdhe e fëmijëve. Fëmijët në mëngjes merren me transport të Qendrës, me të cilin transporton edhe kthehen në shtëpi. Edukatorja Albana Hoxha, që punon për 11 vite në këtë çerdhe, thotë se është kënaqësi të punosh me këta fëmijë.
“Është emocionale kur sheh se ata kanë nevojë për ty. Unë e kam grupin e moshës pesë deri në gjashtëvjeçare. Në grupin tim kam 10 fëmijë. Ata rrinë këtu nga ora 8:00-12:00”, thotë ajo.
Në grupin e fëmijëve tre deri në katër vjeç punonte Edita Besimi.
“Kur vijnë fëmijët kemi takimin e mëngjesit. Në orën 10 është mëngjesi. Me ta merremi edhe individualisht”, thotë edukatorja.
Ndryshe, kjo Qendër është pjesë integrale e sistemit arsimor të Kosovës dhe financohet nga buxheti i Kosovës. /Elfije Boletini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

SPQ “8 Shtatori” do të rikonstruohet dhe për atë do të investohen 12 milionë euro

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë