Shkolla Digjitale prezanton inovacionet në arsim në konferencën më të madhe botërore të edukimit dhe teknologjisë, Bett në Londër

Shkolla Digjitale (Digital School), kompani e themeluar në Kosovë në vitin 2015 dhe me mbi 40 lokacione aktive në mbarë botën, po merr pjesë në Bett UK 2026, eventi më i madh global për edukim dhe teknologji, i cili po mbahet nga 21 deri më 23 janar në ExCeL Londër.
Këtë vit, Bett UK mblodhi mbi 35 mijë pjesëmarrës nga e gjithë bota përfshirë emra të mëdhenj të industrisë globale, si Microsoft, Amazon, Cisco, Canva, edukatorë, institucione publike dhe vendimmarrës ndërkombëtarë.
Shkolla Digjitale ishte e vetmja kompani nga Kosova që prezantoi në Bett UK 2026, duke përfaqësuar jo vetëm kompaninë, por edhe potencialin e inovacionit kosovar në fushën e edukimit dhe teknologjisë në një skenë globale.
Gjatë ditës së parë të eventit, Darsej Rizaj, bashkë-themelues dhe CTO i Shkollës Digjitale , prezentoi “When AI Meets Edutainment: Reimagining Student Motivation at Scale”, ku u trajtua një nga sfidat kryesore të arsimit sot: motivimi i nxënësve dhe angazhimi i tyre në procesin mësimor.
Në prezantimin e tij, Rizaj shpalosi ekosistemin e Shkollës Digjitale, si një mjet që e bën mësimin më të personalizuar, më të kuptueshëm dhe më tërheqës për nxënësit, duke i mbajtur ata aktivë dhe të përfshirë në procesin mësimor. Në këtë ekosistem përfshihen:
- DSOS – Menaxhim operacional dhe inteligjent i shkollave
- Houses – Angazhim dhe motivim përmes lojës
- dBlox – Kodim kreativ dhe zhvillimi i të menduarit kompjuterik
- Parent App – Aplikacion për prindërit për ndjekjen e zhvillimeve shkollore
- AI Engine – Personalizim inteligjent sipas analizës dhe automatizim




















































