Një baba nga New Yorku ka pësuar lëndime të rënda, pasi një grup adoleshentësh e rrahën brutalisht në Irlandë.
Stephen Termini, 57-vjeç, kishte shkuar në “pushimet e ëndrrave” në Dublin, kur u grushtua dhe shqelmua nga një grup të rinjsh që u filmua edhe nga kamerat e sigurisë, transmeton Telegrafi.
Ky baba i dy fëmijë mund të humb njërin sy dhe të ketë pasoja edhe më të mëdha në pjesë tjera të trupit, si pasojë e sulmit që ndodhi në ora 22:40 në rrugën Talbot.
Gjendja e tij shëndetësore vazhdon të jetë “kritike” në koma në spitalin Beaumont në veri të kryeqytetit të Irlandës, ka bërë të ditur familja e tij.
Ndërkohë, një 14-vjeçar është arrestuar lidhur me sulmin fizik, shkruan Irish Independent. /Telegrafi/