Gordana Hajkoja, me prejardhje nga Shkodra, e cila studion në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd, në kohën e lirë punon si përkthyese për një shoqatë për lidhje të martesave në Rashkë.
Telegraf.rs, shkruan se ajo ndihmon në gjetjen e nuseve shqiptare për burrat serbë të cilët paguajnë shuma të mëdha parash kësaj shoqate për t’u martuar me shqiptare.
“Më herët kam pasur më tepër kohë, dhe jam marrë aktivisht me këtë punë, sepse fitimet e përkthyesit janë të mira. Edhe tani shkoj ndonjëherë, kur kam më pak detyrime në fakultet”, tregon bukuroshja Gordan.
Së pari njerëzit i lajmërohen shoqatës dhe marrin një album me fotografi të rreth 500 vajzave, dhe ai i zgjedh 5-6 të cilat i pëlqejnë më së shumti në shikim të parë.
Pastaj e mbushin një formular mbi gjendjen e tij pronësore, a ka qenë i martuar, a ka fëmijë, më pas aranzhohet udhëtimi në Shqipëri, ku vizitohen vajzat. Kur dhëndri vendos për njërën, aranzhohet takimi me familjen e saj, ku gjithqysh përveç prindërve duhet të jetë prezent edhe daja e nuses.
“Nëse përkthehet në prani të të gjithëve, atëherë paguajnë më pak, e nëse në bisedë janë prezentë vetëm të martuarit potencial atëherë përkthyesi fiton shumë më tepër sepse shumica e punës bie mbi të”.
“Shpesh vjen deri te ngritja e zërit, sidomos kur babai garanton për virgjërinë e nuses, e më vonë dhëndri kumton se ajo megjithatë nuk ishte, dhe jo rrallë shkaktohet kaos”, tregon Gordana.
Çmimet e shërbimeve të agjencisë sillen prej 3.000 deri në 6.000 euro varësisht se çfarë dëshiron dhëndri, sa vjeçe e do nusen, a duhet të jetë ajo e virgjër, si është gjendja e tij pronësore, të gjithë këto janë faktorë që ndikojnë në çmim. Të gjithë tentojnë që të kryejnë punë sa më shpejtë sepse për çdo takim shtesë çmimi rritet për 200 euro.
“Në Shqipëri nëse vajza nuk është e martuar, nuk studion, e ka më tepër se 20 vjet, rrethi i saj e trajton se si “asaj i ka kaluar koha”, dhe askush nuk e do më.
Gjithashtu për shqiptaret nuk paraqet problem diferenca në moshë, me rëndësi është se dhëndri të jetë i pasur dhe të respektojë gruan, përcjell Gazeta Metro.
Nëse vajza në shikim të parë është e kënaqur me dhëndrin, atëherë shkohet te ai “për të vërtetuar pasurinë e tij” dhe të konstatohet e gjithë ajo që është shkruar në formular. Shpenzimet e udhëtimit i bart dhëndri.
“Kanë ndodhur disa situata të pakëndshme. E mbaj mend kur nusja është ankuar në burrin se është alkoolist dhe ka kërkuar që të kthehet në shtëpi, sepse burri e ka maltretuar, e në një rast tjetër ajo nuk e ka parë fare burrin sepse ai e ka mbyllur atë në stallë me lopë, dhe kështu ajo e shkreta edhe e ka kaluar natën aty”.
“Më kujtohet edhe një rast tjetër bizar, kur një gjysh 61 vjeç kërkonte vajzë të virgjër, ne e refuzuam, por në fund kam kuptuar se nëpërmes të njerëzve të dyshimtë ai ka gjetur një vajzë 19 vjeçe të virgjër dhe është martuar me të.
Në Rashkë ka rreth 300 nuse shqiptare, e në një rast kur është martuar shoqja e Gordanës, në dasmën e saj në Shkodër kanë ardhur 200 djem nga Nova Varoshi, kinse shokë të dhëndrit, të cilët kanë ardhur për të gjetur ndonjë vajzë shqiptare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?