Derisa shumë çështje mbesin të paqarta, rreth rastit të Faton Hajrizit, Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka refuzuar të tregoi se kush ishin pjesë e panelit që vendosën për dërgimin e Hajrizit nga Dubrava në burg të Smrekonicës.
Ky institucion ka refuzuar kërkesën e televizionit, për qasje në dokumente zyrtare ndërkohë që nga shoqëria civile thonë se në këtë rast nuk ka asnjë gjë konfidenciale.
Nën arsyetimin se është cështje konfidenciale, Shëbimi Korrektues i Kosovës, ka refuzuar të tregoj se kush ishin pjesë e panelit që lejuan transferimin e Faton Hajrizit nga burgu u Dubrabës, në atë të Smrekonicës, dhe se cili ka qenë arsyetimi i shkruar.
RTVDukagjini javën e kaluar ka bërë kërkesë për qasje në dokumente zyrtare në këtë institucion, mirëpo të njëjtit kanë thënë se nuk mund të ofrojnë dicka të tillë, por vetëm kanë thënë se transferi i Hajrizit në institucion të tipit të hapur është i bazuar në ligj.
“Për njoftimin tuaj transferi i F.H ne institucionin e tipit të hapur, është bërë duke u bazuar në Ligjin mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale dhe Rregullat e brendshme për tretmane. Lidhur me kërkesës tuaj për qasje në dokumente në rastin e transferimit të F.H, ju njoftojmë se bazuar në Ligji nr. 08/l-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës, neni 64, paragrafi përcakton se: “Të gjitha informacionet lidhur me personat e dënuar dhe të paraburgosurit janë konfidenciale, nuk zbulohen dhe nuk bëhen të njohura për opinionin apo për mediat”, bazuar në këtë jemi të detyruar të refuzojmë kërkesën në fjalë. Po ashtu, ju njoftojmë se çështja është duke u hetuar nga organet kompetente, andaj deri në përfundim të hetimeve kërkojmë mirëkuptimin tuaj. Ne dëshirojmë të theksojmë se bashkëpunimet tona të mëparshme me RTV Dukagjini kanë qenë të frytshme dhe të vlefshme për të dyja palët, për çka ne e vlerësojmë kontributin tuaj në informimin e publikut mbi aktivitetet dhe zhvillimet brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës”, thuhet nga ShKK-ja.
Trasferimi i Hajrizit, nga Burgu i Dubravës në Smrekonicë u më 24 maj 2024, e kishte edhe më pak se 8 vite që të përfundonte gjithë dënimin e tij prej 25 viteve.
Por, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thonë se cështja e Faton Hajrizit nuk është më konfidenciale, dhe se institucionet duhet të jenë më të hapura.
“Kur këtij rasti i shtohet fakti se personi tani më është arratisur nga vuajtja e dënimit nga Smrekonica, dhe më pas kemi dy vdekje edhe vrasjen e vetë të dënuarit atëherë është interes publik, dhe ministria e Drejtësisë do të duhej të ishte transparente, po ashtu sikur të kishim një sistem të drejtësisë apo një prokurori speciale profesionale të guximshme atëherë do të duhej të hetonte të gjithë procesin se si ka shkuar dhe nëse ka ndonjë shkelje penalisht”, ka deklauar Ehat Miftaraj, nga IKD-ja.
Në anën tjetër, nga Agjencioni për Informim dhe Privatësi, thonë se se nga janari e deri në korrik të këtij viti gazetarët kanë drejtuar 73 ankesa për institucione të ndryshme, për mos marrje të dokumenteve zyrtare.
“Gjatë vitit 2024 (janar – korrik), Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka pranuar shtatëdhjetë e tri (73) ankesa nga gazetarët, si rrjedhojë e pamundësisë së jetësimit të të drejtës së tyre për t’u informuar nga institucionet publike, ndaj të cilave kanë adresuar kërkesa për Qasje në Dokumente Publike. Përgjatë vitit 2024 (janar – korrik), institucionet publike, ndaj të cilave janë adresuar më së shumti ankesa në AIP, janë si në vijim: Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor e Infrastrukturës – 40 ankesa; Komuna e Gjilanit – 23 ankesa; Ministria e Financave, Punës e Transfereve – 16 ankesa; Komuna e Prizrenit – 16 ankesa; Ministria e Punëve të Brendshm – 12 ankesa.
“Në më shumë se 80% të rasteve, institucionet publike ofrojnë arsyetimet ndaj shkresës njoftuese të Agjencisë, ndaj të cilit ka pranuar një ankesë. Në rastet kur Agjencia vlerëson se arsyetimi i institucionit publik nuk është në harmoni me dispozitat Ligjit Nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike nxjerr vendim të karakterit detyrues, duke i dhënë të njëjtit Institucion një afat prej shtatë ditësh që ta zbatojë atë. Nëse institucioni publik nuk i përgjigjet kërkesës së Agjencisë, përkatësisht vendimit detyrues, Agjencia i dërgon institucionit përkatës njoftimin për shqiptimin e gjobës administrative, duke i dhënë sërish afat prej shtatë ditësh që ta përmirësojë shkeljen e evidentuar. Në rast të mospërfilljes së këtij vendimi, Agjencia shqipton gjobën administrative ndaj atij Institucioni Publik.”
Dukagjini ka drejtuar ankesë në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, për refuzim të kërkesës nga Shërbimi Korrektues, i cili është nën menaxhimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Faton Hajrizi u arratis nga burgu, ndërkohë që dyshohet se vrau një polic serb, e më pas edhe vetë u vra nga autoritete serbe, derisa po largohej.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova