Kuqezinjtë nga Tetova, do të kërkojnë kualifikimin në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve në përballjen e së martës në stadiumin “Todor Proeski”, ndërsa biletat tashmë janë në shitje për vetëm 300 denarë, njofton Telegrafi.

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj ekipit uellsian TNS në kuadër të raundit të parë të Ligës së Kampionëve. Pasi ndeshja e parë përfundoi pa gola (0-0), gjithçka do të vendoset të martën mbrëma në arenën “Todor Proeski” në Shkup, me fillim nga ora 20:00.


Për këtë duel vendimtar, klubi ka nxjerrë në shitje biletat me një çmim simbolik prej 300 denarë. Tifozët do të mund të sigurojnë biletat përmes rrjetit online mktickets.mk, si dhe në një pikë fizike në qytetin e Tetovës. Po ashtu, biletat do të jenë të disponueshme edhe në ditën e ndeshjes në sportelet e stadiumit. /Telegrafi/

telegrafi sport app