Shkëndija ndan rrugët me Shalën, rinovon me Caken dhe Qakën
KF Shkëndija ka zyrtarizuar largimin e Adenis Shalës, duke bërë të ditur se pavarësisht një oferte me kushte të përmirësuara, lojtari ka vendosur të ndjekë një sfidë të re në karrierë, njofton Telegrafi.
Sulmuesi i krahut ishte pjesë e klubit tetovar që nga vera e vitit 2021, duke kontribuar në sukseset e fundit, përfshirë edhe titullin kampion të këtij sezoni.
Ndërkohë, lajme pozitive vijnë nga dy prej shtyllave të ekipit. Klisman Cake ka zgjatur kontratën me kuqezinjtë deri në verën e vitit 2026. Mbrojtësi i ardhur nga Tirana, një nga figurat kryesore të prapavijës, pavarësisht interesimit nga jashtë, ka vendosur të qëndrojë edhe për një sezon tjetër në Tetovë.
Në të njëjtën linjë, edhe mesfushori Kamer Qaka ka rinovuar kontratën me Shkëndijën, duke e zgjatur bashkëpunimin deri në fund të sezonit 2025/26. Qaka është një nga futbollistët më të suksesshëm të skuadrës, me dy tituj kampion në historikun e tij kuqezi. /Telegrafi/






























